Komisioneret, KQZ: PS, PBDNJ s'kanë vullnet
TIRANE- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani hedh poshtë akuzat e opozitës se ka shkelur Kodin Zgjedhor për plotësimin e vendeve vakante në KZAZ. Sipas Ristanit në kushtet kur janë shkelur të gjitha afatet ligjore nga PS dhe PBDNJ kodi i jep të drejtë KQZ për përdorimin në analogji të dispozitave ligjore.
"Kodi Zgjedhor njeh të drejtën e KQZ për të zëvendësuar anëtarët e KZAZ në rast se partitë politike nuk realizojnë detyrën e tyre, ditën e zgjedhjeve. E drejta njeh përdorimin në analogji të dispozitave ligjore. Dhe në këtë rast duke iu referuar Kushtetutës, në analogji morëm vendimin." - deklaroi Ristani.
Ligjërisht, sipas Ristanit keto dy parti PS dhe PBDNJ nuk kanë më kohë për të derguar emrat e anëtarëve të KZAZ-ve, megjithatë KQZ lë të hapur një mundësi të dytë, edhe pse do të jetë e vështirë për ti plotësuar të gjitha vendet.
"Në varësi të kohës kur kjo gjë mund të ndodhi, sepse flasim në situata hipotetike, pasi deri më tani nuk ka asnjë vullnet për të zbatuar ligjin nga PS e PBDNJ, por në rast se do të kujtohen për të zbatuar ligjin, cështja është që sa më vonë të kujtohen aq më e vështirë bëhet për t’i lënë të gjitha vëndet për ta."
Këto deklarata Ristani i bëri pas përfundimit të mbledhjes për miratimin e numrit të kutive të materialeve zgjedhore që do të përdoren për zgjedhjet vendore të 8 majit vendim i cili u shty për të premten.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)