E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gurrë, banorët bllokojnë hetuesit e KE-së

11/08/2009  Hetimet për transplanto organesh. U kërkuan mandat dhe shoqërimin nga prokurori vendas

MAT- Hetues të Këshillit të Evropës nuk janë lënë të futen në banesën e përfolur si vendi ku janë kryer transplanto të organeve të serbëve në Gurrë të Matit. Ata janë bllokuar për rreth dy orë nga banorë të fshatit Gurrë në Mat teksa ishin nisur për të hetuar akuzat e Serbisë në lidhje me trafikun e organeve, sipas tyre të kryer nga UÇK-ja. Përfaqësuesit e KE-së me në krye kryesuesin e misionit, Dik Marti dje në mesditë kanë hasur në bllokimin e banorëve të Gurrës të cilët kundërshtuan me forcë hyrjen në banesën në Gurrë ku sipas akuzave të qeverisë serbe aty janë kryer operacione me qëllim trafikun e organeve të kryer nga ushtarët e UÇK-së ndaj civilëve dhe ushtarëve serbë.

Bllokimi

Banorët u kanë kërkuar të huajve dokumente identifikimi, pasi dyshonin në atë çfarë komunikuan ata me gojë rreth qëllimit të ardhjes së tyre në fshat. Banorët u kërkuan hetuesve mandat për kontrollin që dëshironin të kryenin në banesën e dyshuar si dhe shoqërimin e prokurorëve të huaj nga një prokuror i Matit. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, porse nuk ka mundur të "çajë" rrethimin e banorëve për tua liruar rrugën hetuesve drejt shtëpisë. Pas kësaj hetuesit e Këshillit të Evropës, të cilët udhëtonin me automjete të Ministrisë shqiptare të Drejtësisë, kanë qenë të detyruar të largohen nga fshati Gurrë.

Kështu hetuesit e KE janë kthyer ne Tirane pa mundur te kryejne misionin e tyre.

Akuza

Sipas akuzuesve (qeveria serbe dhe Carla del Ponte) bëhet fjalë për serbë të Kosovës, të mbajtur të burgosur, që u zhdukën gjatë apo pas bombardimeve të vitit 1999. Sipas këtyre burimeve një numër i pacaktuar trupash janë trafikuar në Shqipëri. Gjykatësja Del Ponte në librin e saj “The Hunt” të botuar në Itali i mëshon këtyre rasteve. Për këtë qeveria e Kosovës ka reaguar ashpër duke hedhur poshtë çdo akuzë. “Disa hetues të UNMIK dhe gazetarë kanë zbuluar shtëpinë në Burrel (pikërisht banesa në fshatin Gurrë) ku bëheshin këto operacione”, bën të ditur gjykatësja Del Ponte. “Hetuesit gjetën pajisje mjekësore të përdorura gjatë operacioneve si dhe shenja gjaku në muret e shtëpisë dhe në dysheme”, rrëfen ajo. Më pas Del Ponte shton se këto hetime u mbyllën sepse po bëheshin gjithnjë e më të vështira, thuajse të pamundura. Kosova dhe Shqipëria i kane konsideruar akuzat e Del Pontes të pabaza.

UDHËTIMI DHE AKUZAT

Hetuesit e KE-së udhëtonin në drejtim të fshatit Gurrë të Matit për të vërtetuar akuzat serbe për trafik organesh. Pasi u bllokuan për rreth dy orë nga banorët e fshatit, ata janë detyruar të kthehen mbrapsht. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, por nuk ka mundur të shpërndajë rrethimin e banorëve për tu liruar rrugën hetuesve drejt shtëpisë së shumë përfolur. Pas kësaj hetuesit e KE, janë detyruar të largohen nga fshati Gurrë dhe të kthehen mbrapsht për në Tiranë. Akuzat bëjnë fjalë për serbë të Kosovës, të mbajtur të burgosur, që u zhdukën gjatë apo pas bombardimeve të vitit 1999. Sipas këtyre burimeve një numër i pacaktuar trupash janë trafikuar në Shqipëri. Gjykatësja Del Ponte në librin e saj “The Hunt” të botuar në Itali i mëshon këtyre rasteve. Për këtë qeveria e Kosovës ka reaguar ashpër duke hedhur poshtë çdo akuzë. “Disa hetues të UNMIK dhe gazetarë kanë zbuluar shtëpinë në Burrel (pikërisht banesa në fshatin Gurrë) ku bëheshin këto operacione”, bën të ditur gjykatësja Del Ponte. “Hetuesit gjetën pajisje mjekësore të përdorura gjatë operacioneve si dhe shenja gjaku në muret e shtëpisë dhe në dysheme”, rrëfen ajo në librin e saj “The Hunt”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›