Muze nënujor për gjetjet arkeologjike
11/08/2009 Në Durrës dhe Vlorë. Ideja nga arkeologët pas përfundimit të projektit italo-shqiptar
Pasuritë antike dhe mesjetare që fshehin detet Jon dhe Adriatik, pjesë e guidave nënujore
DURRES- Eksplorues të arkeologjisë nënujore në vendin tonë kanë hedhur idenë e ndërtimit të një muzeu nënujor në një periudhë jo shumë të largët. Tre javë pas përfundimit të fazës së tretë të projektit kombëtar “Liburna-Arkeologji nënujore në Shqipëri” bashkëpunëtorët dr. Adrian Anastasi nga Instituti i Arkeologjisë dhe prof. Giuliano Volpo nga Universiteti i Foxhjias në Itali kanë shprehur disa detaje lidhur me ekspeditën e tyre.
Ideja
Ata kanë realizuar kërkime nënujore në Gjirin e Vlorës duke u përqendruar në këtë stacion të rëndësishëm zhytjeje për shkak të një historie të hershme lundrimi të Gjirit. Gjatë tre javëve eksploruesit kanë mundur të vërejnë, fotografojnë si dhe studiojnë për pasurinë arkeologjike që gjendet nën detin Adriatik e Jon. Sipas tyre e rëndësishme nuk është vetëm ana studimore akademike e kësaj pasurie por edhe vendosja e gjireve të tilla në hartën e ekspeditave nënujore nga zhytës të huaj. “Pasuritë antike dhe mesjetare që fshehin detet Jon dhe Adriatik mund të jenë në të ardhmen pjesë e guidave nënujore”,-ka thënë dr. Adrian Anastasi. Gjiri i Vlorës, ashtu si dhe i Durrësit, paraqitet si një port me peshë në të gjitha periudhat. Në të nuk mungojnë vendet e ankorimit të anijeve si në gadishullin e Karaburunit dhe në zonën e bregut të Vlorës dhe kjo e bën edhe më të vlefshme nxjerrjen në pah të pasurisë nënujore arkeologjike. Anastasi është shprehur besues teksa mendon se ndërtimi i një muzeu arkeologjik nënujor nuk do të jetë i vonë dhe se në të do të ekspozohen enë prej qeramike, amfora, spiranca anijesh të mbytura, statuja etj. Zhytësit kanë tentuar dhe janë fundosur deri në 70-80 m thellësi duke fotografuar ndoshta për të parën herë këtë vend nënujor me shumë pasuri të fjetura prej shekujsh. Materialet arkeologjike të zbuluara nga kërkimet e Institutit Arkeologjik dhe të nxjerrë në sipërfaqe janë depozituar në muzeun arkeologjik të Durrësit dhe përfshijnë një periudhë kohore gati dy mijëvjeçare si Amfora korintike, greko-romane, të tjera të ardhura nga ishulli i Rodit, madje edhe nga bota siro-palestineze. Në ruajtjen e kësaj pasurie një ndikim të veçantë ka pasur bashkëpunimi në projektet e afruara nga UNESCO si dhe kujdesi i treguar nga policia kufitare bregdetare dhe Rojën Bregdetare të Forcave tona Detare. Në zonat që tashmë njihen për pasurinë arkeologjike nënujore ka pasur edhe raste kërkimesh në mënyrë pirate në përpjekje për të grabitur diçka nga kjo pasuri me vlera të rralla turistike e kërkimore-shkencore. Raste të tilla janë paralizuar nga roja bregdetare e cila patrullon pa ndërprerje zona të tilla. Prof. Giuliano Volpes ka theksuar se në 3 javë zhytje është krijuar një ide e plotë dhe e qartë për këtë pasuri nënujore arkeologjike e cila duhet detyrimisht të futet në sitet ndërkombëtare. “Gjatë këtyre tre vjetëve arkeologët zhytës kanë kryer 327 zhytje me rreth 314 orë qëndrimi nën ujë,-ka bërë të qartë prof. Volpe i cili dëshmoi gatishmëri për vijimin e kërkimeve nënujore.
ZBULIMET
Zhytësit kanë tentuar dhe janë fundosur deri në 70-80 m thellësi duke fotografuar ndoshta për të parën herë këtë vend nënujor me shumë pasuri të fjetura prej shekujsh. Materialet arkeologjike janë depozituar në muzeun arkeologjik të Durrësit dhe përfshijnë një periudhë kohore gati dy mijëvjeçare si Amfora korintike, greko-romane, të tjera të ardhura nga ishulli i Rodit, madje edhe nga bota siro-palestineze.
PIRATERIA
Në zonat që tashmë njihen për pasurinë arkeologjike nënujore ka pasur edhe raste kërkimesh në mënyrë pirate në përpjekje për të grabitur diçka nga kjo pasuri me vlera të rralla turistike e kërkimore-shkencore. Raste të tilla janë paralizuar nga roja bregdetare e cila patrullon pa ndërprerje zona të tilla. Prof. Giuliano Volpes ka theksuar se kjo pasuri nënujore arkeologjike duhet detyrimisht të futet në sitet ndërkombëtare.