Part-time, miratohen 800 kuota studimi
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës (MASH), ka vendosur të plotësojë kërkesat e Universitetit të Tiranës dhe atij Bujqësor për shtimin e kuotave të bursave për studime me kohë të pjesshme (part-time). Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës konfirmojnë se janë miratuar 800 kuota për studentët për të vazhduar shkollën e lartë në sistemin e studimeve me kohë të pjesshme. Prioritet i MASH ka qenë Universiteti i Tiranës, të cilit i është akorduar 1/3 e totalit ose 280 kuota, ku prioritet u është dhënë aplikantëve që kryejnë program ose fakultet të dytë studimi. Sipas udhëzimit të ministrit të Arsimit, Fatos Beja, kriteret akademike për kandidatët që do të përzgjidhen për studimet me kohë të pjesshme, janë përcaktuar dhe bërë publike paraprakisht. Sipas udhëzimit të MASH lidhur me procedurën që duhet të ndiqet për studimet part-time, Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, të shpallin dhe të afishojnë listat e të gjithë aplikantëve të renditura sipas rendit zbritës të pikëve të fituara në përputhje me kriteret akademike të përcaktuara dhe të bëra publike paraprakisht, në vende të dukshme, në mjediset e njësive kryesore përkatëse, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës. Në këto lista të jenë të evidentuar kandidatët fitues. Kandidatët e shpallur fitues në fazën e parë të regjistrimeve (para datës 31 janar) të plotësojnë dhe të dorëzojnë në sekretaritë mësimore, deklaratën bashkëngjitur këtij Udhëzimi deri më 20 janar 2009, përpara pagesës prej tyre të tarifës së shkollimit. Të regjistruarit që nuk plotësojnë këtë deklaratë do të çregjistrohen. Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit me kohë të pjesshme ku janë shpallur fitues të kryhet në datat 10, 11, 12, 13 janar 2009, prej orës 08.00 deri në orën 16.00, pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë. Pas mbylljes së këtij procesi regjistrimi dhe plotësimit të deklaratave individuale nga të gjithë të regjistruarit, kuotat e parealizuara plotësohen nga Institucionet e Arsimit të Lartë në datat 21, 22, 23 janar 2009 duke respektuar renditjen e shpallur të kandidatëve sipas pikës 10 të këtij Udhëzimi. Pas mbylljes së procesit të regjistrimit, Institucionet Publike të Arsimit të Lartë të dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në datën 31.01.2009 listat përfundimtare të kandidatëve fitues të regjistruar. Në lista të evidentohet dokumenti shkollor mbi të cilin është bërë regjistrimi.
Ky lajm është publikuar: 10/01/2009