E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon Engelin, mbështetje çështjeve shqiptare

Meta dhe Engel diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, në Kosovë dhe mbi progresin e bërë në rajon gjatë vitit të fundit. Kreu i LSI-së vlerësoi kontributin e veçantë të Kongresmenit Engel për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe e njohu atë me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. 

Meta shprehu angazhimin e LSI për progresin e reformave të ndërmarra dhe për krijimin e një klime sa me pozitive në politikën shqiptare. Meta dhe Engel ndanë mendimin se partitë politike në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive duke vene interesin e shqiptareve mbi çdo interes tjetër partiak, në mënyrë qe vendi te marre statusin e kandidatit brenda këtij viti. Në këtë drejtim, Meta vlerësoi mbështetjen që SHBA i jep integrimit evropian të Shqipërisë.

Dy personalitet diskutuar gjithashtu mbi progresin e bërë kohët e fundit në rajon, duke vënë në dukje marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë si një hap përpara në stabilizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Z. Engel shprehu angazhimin e tij të vazhdueshëm për çështjen e Kosovës dhe për avancimin e njohjeve të mëtejshme, veçanërisht duke punuar me vendet e Organizatës se Vendeve Amerikane (OAS). /Start/

                                                                                             2012-03-29 16:37
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›