E Diel, 1 Nëntor 2026

Gusht, bursat në Evropë, rënia me e madhe që nga 2008

Tregjet kryesore evropiane janë mbyllur në territor pozitiv sesionin e sotëm, por kanë publikuar humbjet më të mëdha mujore përgjatë gushtit, që nga falimentimi i Lehman Brothers në vitin 2008, ndërsa aksionet gjermane shënuan humbjen më të madhe në 9 vite, për shkak të shqetësimeve mbi ngadalësimin e ekonomisë globale dhe krizës së borxheve të larta në Eurozonë. Kjo rënie, ku nga tregjet u larguan më shumë se 750 miliardë dollarë, gjithashtu erdhi me volum të lartë. Kjo është një diçka e rrallë, pasi volumi i tregtisë përgjatë Gushtit është i ulët pasi shumica e menaxherëve të fondeve janë me pushime. Indeksi pan-Europian FTSEurofirst 300 i indekseve kryesore evropiane, u mbyll në rritje me 2.7%, por përgjatë këtij muaji ky indeks ka humbur 11% të vlerës.

Ndërkohë indekset kryesore në Wall Street vazhdojnë të qëndrojnë në territor pozitiv, por kanë humbur pikë në krahasim me vlerat e hapjes. Fillimisht, humori i investitorëve u rrit për shkak të sinjaleve të një dite më parë të Rezervës Federale se do të ndërhyjë për të stimuluar rritjen ekonomike në SHBA. Përsa i përket të dhënave ekonomike, rritja e sektorit të punësimit, u ngadalësua në gusht, ku u krijuan edhe 91 mijë vende të reja pune, kundrejt 100 mijë që parashikonin analistët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›