Indi, inflacioni ndal rritjen ekonomike
Ekonomia indiane zvogëloi rritjen e saj gjatë tre mujorit prill-qershor, pas rritjes së interesit për të zbutur inflacionin e lartë.
Agjencia shtetërore për statistikë bën të ditur se ekonomia e tretë për nga madhësia në Azi është rritur për 7.7 për qind, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit të kaluar.
Rritja në sektorin e ndërtimit ka shënuar rënie me 1.2 për qind, ndërsa është shpejtuar rritja në bujqësi, bën të ditur agjencia. Nga Qeveria indiane janë të sigurt se rritja e ngadalësuar do ta qetësojë inflacionin. Gjatë vitit të kaluar, ekonomia indiane është rritur me 8.5 për qind