Gushti në Tiranë muaji i ’thatësirës’ kulturore
TIRANE- Muaji gusht është edhe muaji i thatësirës kulturorë dhe artistike në Tiranë. Nëse në periudha të tjera të vitit, Tirana është epiqendra e jetës artistike në vend, kjo nuk mund të thuhet për gushtin, kur duket se kryeqyteti nuk ofron asnjë shfaqje interesante për banorët.
Në ambientet e jashtme të Teatrit të Operas dhe Baletit, atje ku përpara disa javëve shiheshin të afishuara postera të operave të mëdha botërore mund të gjesh vetëm reklama clubesh të ndodhura në bregdet.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Teatrin Kombëtar ndërsa këngëtarët më në zë të momentit duket se i janë drejtuar ambienteve të mbushura nga turistët duke e lënë qytetin pa koncerte verore.
Vetëm kinemaja është e vetmja që i ofron qytetarëve filmat e fundit, ku mbetet vetëm luksi i zgjedhjes midis aksionit, horrorit apo komedive.
Kryeqytetasit duhet tëp resin shtatorin për të shijuar të plotë jetën artistike dhe kulturore, atëherë kur të gjithë kthehen nga pushimet e tyre dhe nisin punën për një tjetër sezon të mbushur me aktivitete të rëndësishme kulturore.
(e.n/news24/BalkanWeb)