Siguria në rrugë, Konja: PS-ja po dezinformon publikun

Ministria e Brendshme ka raguar pas deklaratave të PS-së se aksidentet janë një bilanc lufte e duke i bërë thirrje ministrit Basha për të mbikëqyrur vetë në terren masat. Në një konferencë për shtyp zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Fatmir Konja theksoi se PS-ja po dezinformon opinion publik në lidhje me situatën në rrugët e vendit.
"Partia Socialiste dezinformoi sot opinionin publik për situatën e qarkullimit rrugor, aksidentet dhe masat e marra për këtë çështje nga Policia e Shtetit" theksoi Konja duke shtuar se megjithë fluksin e shtuar të automjeteve është evidentuar një rënie e ndjeshme e numrit të aksidenteve, një rënie që sipas ministrisë ka ardhur si rezultat i masave të marra nga Policia e Shtetit nëpërmjet riorganizimit dhe modernizimit të strukturës së Policisë Rrugore.
Gjithashtu Konja theksoi se është problem mbetet lidershipi i Partisë Socialiste, i cili me bllokimin e akseve rrugore kombëtare ka sjellë kaos të trafikut në kryeqytet, pikërisht në prag të sezonit turistik, dhe mbetet rishtas një problem pasi po bllokon me vetëdije ndryshimet në Kodin Rrugor që duhet të miratohen në Parlament.
"Duke shprehur keqardhjen për gënjeshtrën e radhës të së dielës, i bëjmë thirrje Partisë Socialiste të heqë dorë nga sulmet ndaj punës profesionale dhe me përkushtim të Policisë së Shtetit dhe nga bllokimi i ndryshimeve në Kodin Rrugor", përfundoi Konja.