PS, Xhacka: Siguriarrugore, shqetësimAksidentet, bilanc lufte
TIRANë- Numri i aksidenteve në vend në muajin gusht përbën një bilanc të vërtetë lufte. Këtë shqetësim ka ngritur sot Partia Socialiste përmes deputetes Olta Xhacka, e cila deklaroi se policia duhet të ishte treguar më e aftë në marrjen e masave parandaluese.
Në një deklarate për shtyp, deputetja e PS-së, Olta Xhaçka, iu referua të dhënave që u prezantuan në analizën mujore të muajit Korrik nga Policia e Shtetit, ku sipas saj, "ky muaj rezulton me një bilanc tragjik në rrugët e Shqipërisë, ku kanë humbur jetën 51 persona".
"Po sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, muaji Korrik ka patur 151 aksidente, shumica tepër të rëndë. Nga këto të dhëna rezulton se një në çdo tre aksidente në Shqipëri rezulton me humbje jete apo plagosje të rëndë. Ky bilanc mbetet tragjik pavarësisht numrit të gjobave apo efektivave në detyrë", tha Xhaçka.
(e.n/BalkanWeb)