Një betejë kundër dobësisë së kujtesës

28/01/2005 Udhëheqësit botërorë përkujtojnë çlirimin e Auschwitzit
"Nuk kam ardhur të flas për atë që ndodhi. Qëllimi im i vetëm është të ndez një qiri për nënën time, hiri i së cilës ndodhet kush e di se ku në këtë kamp", tha Jan Topolevski, një ish i burgosur, nëna e të cilit vdiq në Auschwitz
Dick Cheney: “Duhet t’u kujtojmë të rinjve se këto të këqija të mëdha të historisë ndodhën jo në një botë të paqytetëruar, por m’u në zemër të Evropës së civilizuar. Ne duhet të mësojmë vlerat e tolerancës, të mirës dhe kurajos morale. Në çdo brez, kombet e lirë duhet të ruajnë vullnetin dhe forcën për të luftua tiraninë”
Udhëheqës nga e gjithë bota u mblodhën në Poloni, parlamentarët evropianë mbajtën një minutë heshtje në Bruksel, ndërkohë që një i mbijetuar i Holokaustit u bëri thirrje udhëheqësve gjermanë që të jenë më vigjilentë ndaj antisemitizmit, në ceremonitë e shumta që u zhvilluan dje në përkujtim të 60-vjetorit të çlirimit të kampit të vdekjes të Auschwitzit. Në Poloni, ku udhëheqës nga 30 vende u mblodhën për të kujtuar viktimat e Holokaustit, zëvendëspresidenti amerikan vërejti se kjo ishte një e keqe që nuk ndodhi në një vend të largët, por m’u në zemër të Evropës.
Majori Anatoly Shapiro, 92 vjeç, i cili komandonte njësinë që çliroi kampin më 27 janar 1945, përshëndeti udhëheqësit dhe të mbijetuarit që ndodheshin në një forum në Krakovë, përpara ceremonisë krysore në kampet e Auschwitz dhe Birkenau.
“Dua të them që një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet kurrë më, tha Shapiro. Kam parë fytyrat e njerëzve që çliruam – ata kishin kaluar një ferr të vërtetë”, tha ai në një përshëndetje të regjistruar më parë.
Dëshmitë
Ceremonia e djeshme në Auschwitz nisi me sirenën e vajtueshme të një treni imagjinar, mbi shinat që sollën në kampin e vdekjes miliona hebrenj. Mbi shinat që të çonin në kamp u ndezën qirinj, mes borës që binte papushim dhe të ftohtit nën zero. Të mbijetuarit e moshuar, shumë prej të cilëve shoqëroheshin nga të afërmit, morën pjesë në ceremoninë e mbajtur mes telave me gjemba, përballë një memoriali për nder të viktimave.
"Nuk kam ardhur të flas për atë që ndodhi. Qëllimi im i vetëm është të ndez një qiri për nënën time, hiri i së cilës ndodhet kush e di se ku në këtë kamp", tha Jan Topolevski, një ish i burgosur, nëna e të cilit vdiq në Auschwitz. Ndërkohë, disa gjimnaziste u sollën të mbijetuarve që ishin ulur aty, në ngricë, batanije dhe kafe. “Sot unë kujtoj tim at, i cili vdiq i helmuar nga gazi këtu. Kujtoj gjërat e tmerrshme që na bënë të vuajmë në këtë vend”, tha Franciszek Jozefiak, 80 vjeç. “Piva ujë nga një pellg i qelbur dhe, për të më dënuar, një SS kërceu mbi krahun tim, duke ma thyer dhe më pas më kërceu mbi gjoks, duke më thyer dy brinjë”.
Putin: Ndihemi të turpëruar
Presidenti rus, Vladimir Putin, ai polak Kvasnievski dhe Presidenti izraelit, Moshe Katsav, u bashkuan me të mbijetuarit më vonë, në hekurudhën e famshme pranë kampit Birkenau, ku doktorët nazistë bënin “përzgjedhjen” e të sapombërriturve.
Kjo nënkuptonte ndarjen e atyre që do të duhej të punonin deri në vdekje, nga pjesa tjetër që dërgoheshin në dhomat e gazit. Putini u përshëndet me një duartrokitje të gjatë kur pranoi se antisemitizmi dhe ksenofobia kishin ridalë në sipërfaqe në Rusi, duke folur për një çështje, për të cilën Kremlini prej kohësh nuk kishte mundur të fliste në mënyrë të drejtpërdrejtë. Putini tha se shumë vetë në botë duhej të ndiheshin të turpëruar nga manifestimet e reja të antisemitizmit, gjashtë dekada pas mposhtjes së fashizmit.
“Edhe në vendin tonë, në Rusi, e cila ka bërë më shumë se çdokush për të mposhtur fashizmin, nganjëherë, fatkeqësisht, shohim manifestime të këtij problemi dhe, unë ashtu si edhe të tjerët ndihem i turpëruar”, tha Putin.
“Të gjithë ndihen të befasuar, por ja që ka ndodhur”, tha Presidenti i Parlamentit Evropian, Josep Borrell. “Eshtë shumë e vështirë që thjesht ta kujtosh. Eshtë një betejë kundër dobësisë së kujtesës, diçka që nuk duhet të ndodhë më kurrë”.
Më pas, Kuvendi i BE miratoi një rezolutë, 617 vota me 0, me 10 abstenime, ku dënohet antisemitizmi dhe racizmi dhe ku i bën homazh viktimave të Gjermanisë naziste.
Trupat sovjetike mbërritën në kamp në janar 1945, duke gjetur afro 7000 të mbijetuar, shumica gjysmë të gjallë e gjysmë të vdekur. Nazistët, që po tërhiqeshin, kishin detyruar një pjesë të mirë të të burgosurve që ishin në gjendje të ecnin në një “marshim vdekjeje”, drejt kampeve më në perëndim. Gjashtë milionë hebrenj vdiqën në kampet naziste, së bashku me miliona të tjerë. Edhe Presidenti i Gjermanisë, Horst Kohler, mori pjesë në ceremonitë e djeshme, por ai nuk mbajti fjalim.
Lutja
Aktivitetet, që shënojnë 60-vjetorin e çlirimit të kampit të Auschwitzit, filluan një ditë më parë, me një shërbesë të përgjithshme lutjesh në krahinën jugore të Polonisë, ku nazistët groposën hirin e shumë prej viktimave të dhomave të gazit dhe krematoriumeve. Afro 100 vetë, përfshirë të mbijetuar të kampit, u mblodhën në Harmeze, pesë kilometra larg kampit kryesor të Auschwitzit, të mërkurën në mëngjes për t’u lutur për të gjithë viktimat e Luftës së Dytë Botërore, përfshirë të paktën 1.1 milionë që vdiqën në Auschwitz, pjesa më e madhe hebrenj.
Për arsye se shumë prej viktimave u “përzgjodhën” nga SS-ët për shfarosje të menjëhershme në dhomat e posaçme të gazit, ata nuk u regjistruan kurrë në Auschwitz, duke ua bërë të pamundur historianëve të përcaktojnë se sa vetë vdiqën aty me saktësi. Besohet se numri i të vdekurve është afro 2 milionë.
Mes atyre që kanë marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore kanë qenë ish-ministri i Jashtëm i Polonisë, Vladislav Bartozevski – i burgosuri Nr. 4427 në Auschwitz – i cili ka mbajtur një fjalim në emër të dhjetëra mijëra polakëve që vdiqën në kamp, duke mos llogaritur qindra mijëra polakët hebrenj.
Ish-ministrja e Shëndetësisë në Francë – e burgosur Nr. 78651 në Auschwitz – ka folur në emër të viktimave hebreje. Ndërkohë, përpara ceremonisë, në një aktivitet në Krakovë, zëvendëspresidenti i SHBA, Dick Cheney, tha se “duhet t’u kujtojmë të rinjve se këto të këqija të mëdha të historisë penetruan jo në një botë të paqytetëruar, por m’u në zemër të Evropës së civilizuar. Ne duhet të mësojmë vlerat e tolerancës, të mirës dhe kurajos morale. Në çdo brez, kombet e lirë duhet të ruajnë vullnetin dhe forcën për të luftua tiraninë”, tha ai.
Bush: Auschwitz, një kujtesë për të keqen me emrin antisemitizëm
Presidenti Bush deklaroi dje se Auschwitz, kampi i vdekjes i ngritur nga nazistët, shërben si një kujtesë për të gjtihë botën, për t’iu kundërvënë të keqes dhe për të bashkuar forcat në luftën kundër antisemitizmit. “Eshtë një kujtesë kthjelluese për fuqinë e të keqes, dhe nevojën që njerëzit t’i kundërvihen asaj kudo ku ekziston. Eshtë një kujtesë që, kudo ku ne hasim antisemitizmin, duhet të bashkohemi për ta luftuar atë”, tha ai në një deklaratë, e cila u bë publike më pas në qytetin polak të Krakovës. Zëvendëspresidenti Dick Cheney, i cili e lexoi deklaratën, është një prej 40 udhëheqësve botërorë, që morën pjesë dje në ceremonitë që shënuan 60-vjetorin e çlirimit të Auschwitzit, kampit më të madh nazist të vdekjes, ku 1.5 milionë vetë, kryesisht hebrenj vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.