Guxholli: Rama shkon te taksat zero, Enveri shkatërroi ekonominë me paradoksin e kësaj takse
Drejtues të pushtetit vendor dhe qendror intensifikojnë takimet me bizneset
Në projekt-buxhetin e vitit 2013 të bashkisë së Tiranës, parashikohen lehtësira të tjera për biznesin. Drejtues të pushtetit vendor dhe qendror kanë vijuar takimet me bizneset, për t’u njohur më nga afër me problematikën e përditshme të këtij biznesi dhe për të reflektuar atë në vendimmarrje dhe në rregullat me të cilat pushteti vendor dhe qendrorë i shërben këtyre bizneseve. Antarja e Këshillit Bashkiaka Tiranë, njëkohësisht edhe këshilltare për ekonominë e Kryeministrit Suzana Guxholli, Drejtoresha e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë së Tiranës Andia Pustina si dhe Përfaqësuesi i PD-së, Ferdinand Shehu janë takuar me biznesmenë, të cilët ushtrojnë aktivitetin përgjatë Bulevardi “Bajrma Curri ”, në njësinë bashkiake numër 5. Gjatë bashkëbisedimit përfaqësuesit e biznesit të vogël e kanë vlerësuar Qeverinë qendrore dhe Bashkinë, që u kanë ardhur në ndihmë me anë të politikave fiskale të ndërmarra deri tani, duke kërkuar ligj dhe taksa të ndershme dhe të përballueshme për biznesin, siç edhe rezultojnë të tilla, sikundër i kanë quajtur të pavërteta premtimet e Ramës, në lidhje me taksën zero. Një tregtar është shprehur se, “politika fiskale e bashkisë dhe e shteti më duken normale. Ne po bëjmë një vit që e kemi hapur si biznes dhe jam i kënaqur me të ardhurat që na sjell, ku në bazë të kësaj unë kam punësuar edhe dy punëtorë, çfarë do të thotë që biznesi ka rritje. Në lidhje me pagesat e taksave dhe tarifave, i shikoj si tarifa të përballueshme”. Sipas tyre, mospagimi i taksave nuk u duket normale, pasi është një detyrim ligjor, siç e kanë të gjitha shtetet e botës. Nga ana e saj, këshilltarja ekonomike e kryeministrit Suzana Guxholi është shprehur se është dakord me tregtarët pasi, në logjikën ekomike, “Edhe Karl Marksi në ‘Manifestin’ e tij, ndalet deri te taksa progresive, ndërsa kryetari i opozitës shkon edhe më tej, shkon te taksat zero. Vetëm Enveri bëri paradoksin e taksës zero në teori dhe shkatërroi ekonominë”. Më pas Guxholli u shpreh, se Bashkia e Tiranës edhe në këto ditët e fundviti, është pranë biznesit të vogël, për të ndarë me ta problemet që ai ka dhe sugjerimet, apo propozimet, në mënyrë që ecuria e biznesit të vazhdojë të jetë pozitive dhe të ketë bashkëpunim dhe ndihëm nga bashkia. “Siç e shihni, të gjitha bizneset e vogla, me të cilët ne biseduam sot, u shprehen se ishin të kënaqur nga barra fiskale, nga taksat. Kuptohet kanë problemet e periudhës së vështirë të krizës botërore ndërkombëtare, por njëkohësisht janë të ndërgjegjshëm dhe e dinë që pa taksa nuk ka shtet. Sepse taksat janë një detyrim dhe detyrë qytetare e çdo individi dhe çdo biznesi, për të kontribuuar për shoqërinë dhe për të zhvilluar biznesin e tyre, apo mirëqenien e tyre. Ndërsa bizneset dhe të gjithë individët janë të ndërgjegjshëm, që zhvillimi bazohet në taksa të ulta, në taksa që ofrojnë shërbime. Taksa të cilat, bashkia e sotme i ka shndërruar për biznesin e vogël nga vlera 142 mijë e 200 lekë që kanë qenë në kohën e Ramës, (kur ishte kryetarë bashkie) në vlerën 67 mijë e 900 lekë që është taksa që duhet të paguaj sot biznesi i vogël. Ndërkohë që, të gjithë e dimë që rreth 60 tarifa dhe pagesa janë eliminuar. Ditën e hënë Bashkia e Tiranës do të prezantojë projekt-buxhetin saj (në mbledhjen e Këshillit Bashkiak), ku lehtësira të tjera, heqje të tjera taksash të përkohshme do të bëhen për biznesin e vogël. Veç kësaj të gjithë jemi prezent për masat që janë marrë dhe për shërbimet e ofruara për të lehtësuar të bërit biznes, si regjistrimin pranë bashkisë për 24 orë dhe me një (1) euro dhe shërbime të tjera, të përqendruara të gjitha, për të lehtësuar kohën e biznesit dhe njëkohësisht për të mundësuar bashkëbisedimin e tyre me bashkinë”, ka përfunduar Guxholli.
...