Zaneti: “Mesi, mbreti i ri i topit”

Havier Zaneti, kapiteni i Interit, beson se Argjentina e tij do të fitojë me Kilin në Buenos Aires, duke theksuar faktin se Lioneel Mesi është një ndër faktorët thelbësorë të bardhekaltërve latinoamerikanë.
"Ai po tregon me Barcelonën dhe ekipin Kombëtar se është një futbllollist i madh që po tregon potencialin e tij e të vërtetë", - tha Zaneti për gazetën "Sport". "Me atë që ka treguar deri tani, ai mund të jetë një nga futbollistëtt më të mirë në botë".
Huan Roman Rikeleme, i dëbuar nga Vilareali, është po aq i rëndësishëm për Argjentinën. "Rikelme po stërvitet me shumë entuziazëm edhe pse nuk po luan me asnjë klub pas Kupës së Amerikës", - tha Zaneti, i cili ka zhvilluar 113 ndeshje me Kombëtarn argjentinase. "Ai mund t'i shërbejë shumë ekipit". Intriga e takimit Argjentinë-Kili bëhet më tërheqëse boll të mendosh se Kili drejtohet nga një trajner argjentinas, Marcelo Bielsa, i cili e ka drejtuar Argjentinë për gjashtë vite me radhë, nga viti 1998 deri në vitin 2004. "Nuk do të jetë Bielsa kundër Argjentinës, por Kili kundër Argjentinës", - thotë stoperi i dalluar për cilësitë e tij të gjithanshme.
Argjentina do të përballet me Kilin ditën e shtunë, ndërsa të mërkurën e ardhshme do të përballet me Venezuelën në "Maracaibo".