Gyl-Topit Shqiperia eshte aleati yne ne Ballkan
Presidenti shqiptar Bamir Topi nga kryeqyteti turk Ankara vlereson ne shkallen me te larte marredheniet e Shqiperise me Turqine. Ne nje konference te perbashket per shtyp me homologun turk Abdullah Gyl Topi theksoi marredheniet shume te mira ekonomike e politike mes dy vendeve. Te njejtat vleresime por per Shqiperine u shprehen me pas dhe nga ana e Presidentit turk Gyl. Per ne Turqia eshte partner i rendesishem ne rajonin ballkanik dhe me gjere - tha Topi. Me tej kreu i shtetit shqiptar theksoi mbeshtetjen qe Turqia ka dhene per Shqiperine ne NATO.
E kam te fresket nentorin kur Gyl nenshkroi para meje protokollin qe i jepte mbeshtetje Shqiperise per NATO. Ne sot jemi se bashku ne aksione te shumta ushtarake dhe forcat komando shqiptare krahas ushtareve te Turqise jane se bashku ne misione paqeruajtese - tha kreu i shtetit shqiptar. Topi theksoi se pervec marredhenieve shume te mira tregtare mes dy vendeve eshte dhe nje ane tjeter ajo sociale ku permendi shkollat e spitalet turke ne Shqiperi. Ne Shqiperi kemi spitale universitete e shkolla turke shkolla ne inkurajojme qe ato te shtohen. Sipas Gyl Shqiperia eshte aleati i Turqise ne Ballkan. Pak para konferences mes dy presidenteve u zhvillua nje takim koke me koke i cili u pasua nga takimi mes delegacioneve respektive bisedime te cilat u zhvilluan me kryesine e Presidentit Topi dhe Presidentit turk Gyl. Sipas Presidences shqiptare gjate bisedave u vleresuan lart marredheniet e shkelqyera qe ekzistojne midis Shqiperise dhe Turqise miqesia dhe lidhjet tradicionale historike kulturore midis dy popujve tane si dhe u shpreh interesimi i perbashket per intensifikimin e metejshem te bashkepunimit te frytshem reciprok ne te gjitha aspektet sidomos ne fusha me rendesi per zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik te dy shteteve dhe popujve tane. Ne kuader te vizites zyrtare ne Turqi Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe delegacioni zyrtar shqiptar u priten sot dhe nga kryetari i Asamblese se Madhe Kombetare te Turqise Cemil icek. Presidenti Topi theksoi se nje klime e qetesuar dhe e stabilizuar politike ne vend po ashtu dhe nje bashkeveprim dhe koherence e vendimmarrjeve te rendesishme ne kete kuader do te ishin primare ne kete situate kur vendi yne pret te marre statusin e vendit kandidat per ne BE. Ne kete kontekst Presidenti i Republikes vuri ne dukje se i takon klases politike shqiptare qe te reflektoje me teper ne kete situate duke pare dhe vendosur si prioritare ne axhenden politike dhe interesat madhore te qytetareve shqiptare sot e per te ardhmen.