E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Nano Pakti i Rames eshte nje truk

Ish-kreu i PS-se

Apeli per debat dhe dialog mbetet oferte vetem e te majteve. Pavaresisht teseres dhe aderimit partiak duket se nevojen per te bashkepunuar po e theksojne serish njerez qe jane prane selise roze apo qe kane kontribuar per te. Keshtu pervec paktit prej 10 pikash te ofruar zyrtarisht nga Partia Socialiste dhe thirrjes per nje pakt kombetar per integrimin te ardhur nga Levizja Socialiste per Integrim dje ka qene radha e Fatos Nanos per te nenvizuar te njejten gje. Besoj se ata i kane marre te gjitha mesazhet e duhura dhe une do te nxisja vemendjen e munguar per te arsyetuar me qetesi dhe me pergjegjesi europiane per vendin nevojen e kthimit ne debatin e vertete politik duke u larguar nga interesat e demshme qe karakterizojne nje pjese te lidereve - tha Nano ne nje prononcim televiziv. Me bindje identike per nevojen e dialogut subjektet e se majtes ne opozite qeveri apo ne jeten civile qofshin jane shfaqur keshtu si kontribuues para opinionit publik duke shfaqur disa ngjashmeri ne formulen e daljes nga kriza. Dalja e Nanos ne publik gjithsesi perkon sadopak me celjen edhe te debatit per Presidentin e ri te vendit edhe pse prej disa kohesh emri i tij ka dale nga qarkullimi si nje prej kandidateve te mundshem apo njerezve qe mundet te pranohen ende per kete post. Nderkohe pervec thirrjes ish-kryetari i PS-se ka bere nje koment sa i perket paketes socialiste duke e cilesuar ate si nje manover politike. Po flasim per gjera serioze dhe jo per truke - u shpreh ish-kryeministri shqiptar ne nje kritike te re ndaj nismave te ish-partise se tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›