Vendimi per pronat perplas anetaret e Kushtetueses
Menyra e procedimit gjyqesor per pronat perplas anetaret e gjykates. eshtja e pronesise se trashegimtareve Nelaj ne Tirane ka perfshire dhe vete gjykaten me supreme ne Shqiperi duke bere qe anetaret te kene kendveshtrime te ndryshme per menyren e procesit te ndjekur. Avokatura e Shtetit paraqiti ankesen e saj kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ndaj trashegimtareve Nelaj pasi nuk ishte thirrur si pale e interesuar. Kerkuesi pretendon se Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Larte kane shkelur nenet 42 dhe 43 te Kushtetutes duke mos njoftuar Avokaturen e Shtetit per te marre pjese ne gjykim ne perputhje me nenin 79/a te KPC-se dhe duke mos shqyrtuar rekursin e paraqitur nga Avokatura e Shtetit. Me vendimin nr.3337 date 27.6.1994 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte vendosur vertetimi i faktit juridik i qenies pronar te Rasim Nelaj te nje trualli prej 80 000 m2 8 hektare dhe 3000 m2 te ndodhur ne Rrugen e Kavajes Tirane. Pas degjimit te paleve Kushtetuesja vendosi Shfuqizimin e vendimit nr.847 date 24.6.2009 te Gjykates se Apelit te Tiranes Shfuqizimin e vendimit nr.00-2010-881 date 14.7.2010 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte. Dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit te Tiranes. Anetare pro kane qene Bashkim Dedja kryetar Admir Thanza Sokol Sadushi Xhezair Zaganjori Petrit Plloci Altina Xhoxhaj. Ndersa anetare kunder Vladimir Kristo Sokol Berberi. Ne baze te nenit 1/2 te ligjit nr.10 018 date 13.11.2008 Per Avokaturen e Shtetit Avokatura e Shtetit eshte person juridik publik ne varesi te ministrit te Drejtesise. Nisur nga ky raport varesie i parashikuar ne ligj Ministria e Drejtesise i ka pasur te gjitha mundesite qe te informonte Avokaturen e Shtetit mbi ceshtjen konkrete si dhe ti kerkonte te merrte pjese ne gjykim si perfaqesuese e interesave te shtetit. GJEDNJ-ja ne ceshtjen Xheraj kunder Shqiperise 29 korrik 2008 58 ka theksuar se gabimet e autoriteteve shteterore duhet te shkojne ne favor te te pandehurit - argumenton Berberi ne mendimin kunder kolegeve. Me tej ai thekson se shkeljet procedurale te pretenduara nga Avokatura e Shtetit per procesin gjyqesor ne Gjykaten e Apelit Tirane dhe ne Gjykaten e Larte nuk kane cenuar standardet e procesit te rregullt ligjor ne teresine e tij ne kuptim te nenit 42 te Kushtetutes dhe nenit 6/1 te KEDNJ-se ne ate shkalle qe do te kerkonte shfuqizimin e vendimeve gjyqesore te mesiperme dhe rikthimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane.