E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia pret te refuzohet per te dytin vit radhazi nga Brukseli

Nje diplomat perendimor ne Tirane u ankua se ne vend nuk ka nje kulture te konsensusit dhe kompromisit ndaj dhe ngerci vazhdon Beogradi pret dhenien e statusit ndersa Tirana e di pergjigjen

Kur Komisioni Europian do te beje te ditur neser raport-progresin vendet e Ballkanit shpresojne per hapa te vegjel drejt realizimit te nje avancimi te vogel drejt anetaresimit ne BE. Nderkohe qe kriza ekonomike vazhdon ne Europe per integrimin ne BE kane deshtuar shume vende te Ballkanit Perendimor dhe shumica e tyre thekson se nuk ka alternative tjeter. Mali i Zi dhe Serbia se bashku presin te marrin nje lajm te mire nga Komisioni i cili do te rekomandoje kandidaturen per statusin kandidat per Beogradin. Per Podgoricen nje vend kandidat qe nga dhjetori i vitit te kaluar pritet nje date per nisjen e negociatave per anetaresimin. Serbia do te duhet te jape nje sinjal me te forte per arrestimin e dy te arratisurve te fundit qe kerkohen nga Gjykata e OKB-se per Krime Lufte dhe keto do te duhet te mbyllen brenda 2011-s. Beogradi shpreson qe gjithashtu nje date nisjeje per fillimin e bisedimeve mund te ndikohet nga situatat e fundit ne veri te Kosoves dhe nga vendimi per ndalimin e nje marshimi homoseksualesh. Nje draft i Brukselit tregon se Komisioni do ti kerkoje Serbise qe te tregoje nje sjellje me konstruktive ne Kosove e cila ka shpallur pavaresine ne vitin 2008 por Beogradi nuk deshiron ta njohe. Serbia dhe Kosova nisen bisedimet me ndermjetesimin e BE-se ne fillim te vitit per te zgjidhur problemet praktike. Por Beogradi ka anuluar dialogun deri sa situata ne veriun e Kosoves te kthehet ne normalitet. Kjo sjellje mund te demtoje Beogradin nderkohe qe vendet anetare te BE-se kane vendosur qe statusi i vendit kandidat te jepet ne fund te vitit. Gjermania ka bere te ditur se beson se normalizimi i marredhenieve me Kosoven eshte nje nga kushtet kryesore. Maqedonia e cila prej kohesh eshte pranuar si vend me status kandidat ne vitin 2005 pret nga Komisioni qe te rekomandoje hapjen e negociatave per anetaresimin per te treten here. Keto bisedime jane bllokuar nga shteti anetar i BE-se Greqia sepse ka nje perplasje te gjate prej vitesh per emrin. Ndermjetesimi i OKB-se nuk i ka dhene dot frytet e tij dhe nuk ka ende gjasa se dicka mund te zgjidhet. Bosnja dhe Shqiperia dy vendet me krizen me te gjate politike qe ka paralizuar faktikisht reformat e duhura per ne BE nuk kane iluzione nga raporti i Komisionit Europian. shte shume e veshtire te marrim lajme te mira nga Brukseli thekson Lutfi Dervishi i deges shqiptare te Transparency International.

Vitin e kaluar Komisioni refuzoi qe te fuse Tiranen ne garen per anetaresimin dhe kerkoi nga forcat politike qe ti japin fund krizes politike. Nje diplomat perendimor ne Tirane u ankua se ne vend nuk ka nje kulture te konsensusit dhe kompromisit ndaj dhe ngerci vazhdon. Analistet boshnjake dhe politikanet presin nje raport shume negativ nga Komisioni dhe Sarajeva per te dytin vit pa nje qeveri qendrore dhe nje dialog te ngecur nderetnik.

Bosnja po ecen bashke me vendet e tjera te Ballkanit Perendimor ne integrimin europian thote Halid Genjac kreu i Komisionit Parlamentar per Integrimit ne vend. I vetmi territor qe pritet te ngele jashte dyerve te Europes eshte Kosova. Pese vende anetare nuk e kane njohur ende deklaraten e saj te pavaresise nga Serbia dhe deri sa kjo te ndodhe Prishtina nuk mund te aplikoje per anetaresim. Me e mira qe shpresohet eshte nje rekomandim i Komisionit per te liberalizuar vizat me zonen Shengen. Ne kete moment kosovaret jane populli i vetem ne Ballkanin Perendimor qe kane nevoje per viza per te udhetuar ne shtetet e hapesires qe perfshin 25 vende europiane. Klasi me i larte ne Ballkanin Perendimor eshte i rezervuar nga Kroacia e cila pret qe te dale raporti i fundit te merkuren pasi drita jeshile e negociatave per anetaresimin u hap ne qershorin e kaluar pas 6 vjetesh negociata. Ne vitin 2013 Kroacia do te jete shteti i dyte i ish-Jugosllavise qe do te behet anetar i BE-se pas Sllovenise.

Stephanie van den Berg AFP

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›