Lezhë, 24- vjeçari plagos xhaxhain
Burime nga Lezha bëjnë të ditur se një plagosje më armë të ftohtë ka ndodhur në fshatin Torovicë të këtij qyteti.
Sipas burimeve të policisë mësohet se Afrim Mhilli 24 vjeç ka plagosur xhaxhain e tij Ndue Mhilli 46 vjeç, ndërsa sipas hetimeve të para dyshohet se shkak për grindjen është bërë prona.
Ndërkohë 24- vjeçari është arrestuar nga policia ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.