Idrizi Shqiptaret te krenohen per etnine e tyre
Komuniteti cam ne Shqiperi do te riregjistrohet pas rreth 20 viteve. Ky proces qe pritet te celet ne fillim te vitit te ardhshem dhe qe pritet te organizohet nga shoqata ameria u be i ditur dje gjate nje aktiviteti qe Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet shoqata ameria dhe Klubi i Patrioteve te Rinj mbajten per te shpallur turin Ji krenar qe je shqiptar. Gjate ketij aktiviteti qe u zhvillua ne kuader te mbajtjes se censusit perfaqesuesi i shoqates ameria Ervin Fetahu paralajmeroi se pas nje viti shoqata do te nise regjistrimin e cameve ne Shqiperi si nje statistike kjo e nevojshme drejt qellimit perfundimtar zgjidhjes se ceshtjes came. Nga ana e tij kryetari i PDIU-se Shpetim Idrizi deklaroi se shqiptaret duhet te dilnin hapur dhe te krenoheshin se ishin shqiptare dhe jo ta nderronin etnine e tyre. Nga ana tjeter Idrizi ka shprehur kritika ndaj procesit te censusit dhe ne vecanti ndaj menyres se si ai u organizua nga qeveria shqiptare. Shteti ne menyre te pashpjegueshme ka pranuar censusin. Censusi nuk eshte nje detyrim i vene nga Bashkimi Europian theksoi ai duke shtuar se gjithsesi amendamentet e PDIU-se do te ndihmonin ne mospasjen e abuzimeve.