Nis zbukurimi i Tiranës, përdoret dekor i vjetruar
TIRANE-Kryeqyteti për këtë vit e ka veshur i fundit mantelin e zbukurimeve për festat e fundvitit. Shkak për këtë vonesë, sipas drejtuesve të dekorimit të Tiranës, u bë festa për 8 dhjetorin. "Zbukurimet po i vendosim me vonesë sepse në shtylla dhe pemë ishin të vendosura parullat për festimin e 8 dhjetorit.
Por duke qenë se ato nuk u hoqën, jemi të detyruar që t'i heqim vetë për të vendosur zbukurimet për festën e Viti të Ri", - kanë bërë të ditur punonjës të Bashkisë së Tiranës, të cilët ditën e djeshme nisën vendosjen e zbukurimeve. Por me sa duket, ardhja e 2010-ës në Tiranë do të pritet me të njëjtat zbukurime që janë përdorur edhe nëntë vite më parë. Kjo për shkak se buxheti i Bashkisë nuk e përballon dot blerjen e zbukurimeve të përvitshme, siç bëhet çdo vit në kryeqytetet e tjera europiane.
Ndërkohë që burimet pranë kësaj bashkie kanë sqaruar se Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë fond për dekorimin e kryeqytetit të vendit, pasi përherë zbukurimet kanë qenë dhurata nga donatorë të huaj. Ndaj edhe këtë vit askush të mos shpresojë se në rrugët ku do të lëvizin do ketë ndonjë gjë të re në mënyrën se si do të zbukurohen, pasi çdo rrugë dhe shesh do të ketë po të njëjtat drita e figura, veç se këtë herë do jetë akoma dhe më i vjetruar se një vit më parë. Figurave në pjesën më të madhe nuk iu ndizen të gjitha dritat, kjo pasi gjatë vendosjeve dhe heqjes sërish ato dëmtohen. Burime pranë Bashkisë bëjnë të ditur se ende nuk kanë të dhëna nëse këtë vit do të ketë ndonjë risi për sa i përket zbukurimeve të festave të fundvitit, pasi në ditët në vijim mund të ketë informacione nëse do të vijnë donacione për këtë fundviti apo jo. Por aktualisht punonjësit e Bashkisë kanë filluar vendosjen e zbukurimeve, që edhe pse "të lodhura" ato do të sjellin një atmosferë të këndshme në rrugët e kryeqytetit, e cila deri më tani nuk ishte ndier për shkak të vonesave në vendosjen e tyre. Në bulevardin kryesor "Dëshmorët e Kombit" nuk do të vendosen më dritat mbi pemë, por ka nisur vendosja e figurave të ndryshme me drita, kryesisht ato do të jenë në formën e yjeve, por nuk do të kenë të njëjtën madhësi.
Në rrugën e Durrësit dhe "Luigj Gurakuqi", do të vendosen zbukurimet që erdhën dhuratë nga shteti fqinj, Italia një vit më parë. Edhe me këto pak ndryshime që do bëjë në dekorin e festave të fundvitit për metropolin, Bashkia nuk do të harxhojë asnjë monedhë sepse i ka dhurata. Dhe pema e Vitit të Ri, e cila do të vendoset pranë sheshit "Evropa", përballë godinës së Bashkisë, po shënon vitin e 4-t që po përdoret. Normalisht, ajo duke qenë pemë artificiale, ishte deklaruar edhe më parë që do përdorej disa vite për dekorin e Bashkisë. Por pritet që këtë vit të ketë ndryshime në zbukurimin e saj, pasi mendohet t'i shtohen dritat dhe llojet e zbukurimeve që përdoren për pemën. Pjesë e zbukurimeve të kësaj peme do të janë 4.500 drita, të cilat më datë 16 dhjetor do të ndizen në mënyrë simbolike nga kryetari i Bashkisë, pasi është një ceremoni që bëhet në të gjitha vendet e botës. Pikërisht në këtë datë çdo pemë e Vitit të Ri duhet të ndezë dritat.
(d.b/GSH/BalkanWeb)