H1N1, Elbasan, studentët bojkotojnë mësimin

Raste të gripit AH1N1 janë konfirmuar edhe në qëndren spitalore të rrethit të Elbasanit të cilat më pas kanë sjellë edhe braktisjen e mësimit nga studentët e fakultetit të Infermierisë godina e të cilëve ndodhet në infektivin e siptalit të këtij qyteti. Sipas burimeve bëhet fjalë për dy persona një grua dhe burrë që po mjekon në repartit infektivë. Drejtori i qendres spitalore Pjerin Xhuvani e pranon se është e vërtetë që janë dy të shtruar me gripin e derrit por sipas tij gjendja nuk është alarmante, problem mbetet vetëm afërsia e fakulttetit të infermerisë që është me të njëjtën godinë me spitalin infektiv, por që sipas tij nuk krijon probleme, sepse ata do të jenë nesër të punësuar në këtë spital.
Por nga ana e tyre studentët e fakultet të infermerisë e shikojnë si alarmante situatën në godinën e tyre. Të 800 studentet e infermierise te cilet ndjekin studimet në të njëjtën godinë të spitalit infektiv ku ndodhen pacientët e shtruar me grip derri, kanë shprehur sot në mëngjes shqetësimin për rrezikun e infektimit. Pasi kanë zhvilluar një orë mësimi ata kanë dalë jashtë godinës në mënyrë të organizuar dhe janë shprehur se do bojkotojnë mësimin në mënyrë të organizuar deri në gjetjen e një godine tjetër pasi ndjehen të rrezikuar nga gripi i derrit.