Vazhdon aksioni për kazinotë në Tiranë

Vazhdon aksioni për konfiskimin e makinerive të lojrave të fatit të cilat janë jashtë standarteve. Pikërisht dje është bërë një tjetër konfiskim në bllok. Kreu i inspektoriatit të lojrave të fatit Bezhani u shpreh se pavarësisht se është një punë e vështirë do të zbatohet ligji.
Aksioni i nisur 20 ditë më parë pritet që të shtrihet në të gjithë vendin duke konfiskuar dhe shkatërruar të gjitha ato makineri që nuk plotësojnë rregullat.