E Diel, 1 Nëntor 2026

H1N1, dyshohen 13 raste të reja në vendin tonë

Shefja e Departamentit te Epidemiologjisë ne Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino sqaron se analizat për personat e dyshuar janë dërguar në laboratorin e referencës për Evropën Juglindore në Rumani, dhe ditën e hënë pritet përgjigja zyrtare.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka theksuar se nga analizat e bëra në vendin tonë, rezulton se të 13 personat e dyshuar kanë rezultuar të prekur nga gripi i formës A, çka ka bërë që këta pacientë të marrin mjekimet e duhura, pasi specialistët dyshojnë se ata janë prekur nga virusi A/H1N1.

Të gjithë personat e prekur nga ky virus po trajtohen në shtëpi në dhoma të izoluara. Mjekimi me tamiflu është përdorur vetëm për rastet të cilat kanë qenë më rëndë, por specialistet konfirmojnë se deri më tani të sëmurët janë të nivelit të lehtë dhe mesatar, çka ka bërë që ata të trajtohen në shtëpi.

Pjesa më e madhe e personave të prekur nga ky virus, rezultojnë se vinë në Shqipëri pas udhëtimeve në shtete të ndryshme të botës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›