Rrembimi i te mitures, kapet i dyti
Elbasan- Ka perfunduar ne nje drame te vertete aventura e nje 13-vjecareje nga Gramshi, qe u deklarua e zhdukur nga prinderit e saj pese dite me pare ne Komisariatin e Elbasanit. Shfrytezim per prostitucion dhe me pas seks ne grup me te mituren me inicialet Xh. K., jane dy prej akuzave qe policia vendore, po heton dhe ka ngritur ndaj dy shokeve qe kane vepruar ne bashkepunim. Pas Gerald Shqipes 23 vjec, lindur ne Gramsh dhe banues ne Fier, dje agjentet e Antitrafikut kane ndaluar edhe te dyshuarin kryesor, Fatbardh Cekrezi 22 vjec, nga Gramshi. Policia rrezoi akuzen e rrembimit, duke pranuar deshmine e marre edhe nga vajza se kishte pasur njohje me dy te rinjte, por duke qene e mitur eshte derguar ne Tirane, ku dhe me pas u mbajt per tre dite dhe u shfrytezua. Burime zyrtare bene me dije se vajza u gjet ne nje banese ne kryeqytet, pas kontrolleve te shumta te ushtruara dhe me pas u rikthye prane familjes.
Rreth mesnates se hene, zyra e Antitrafikut ne Elbasan ekzekutoi edhe urdhrin e Prokurorise se Rrethit ne ngarkim te Fatbardh Cekrezit, qe ishte shpallur ne kerkim. Megjithese i dyshuari pretendoi se vajza kishte shkuar me deshire, mosha e saj e mitur, vetem 13 vjece dhe denoncimi i prinderve, kane mjaftuar qe 22-vjecari te mbetet ne qeli per dy akuza. E demtuara ka deshmuar se Cekrezi kishte kryer marredhenie seksuale me te, ndersa dyshohet se do e perdorte per prostitucion me qellime perfitimi.
Per kete qellim pasi kishin rene dakord gjate nje takimi ne qytetin e Gramshit, dy shoket dhe e mitura udhetuan ne drejtim te Tiranes. Vajza nuk vuri ne dijeni familjen per largimin e saj dhe prinderit te alarmuar njoftuan policine, duke dhene edhe emrat tek personat ku dyshonin. "Cekrezi dyshohet se ka konsumuar vepren penale te shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana te renduara me Xh. K., dhe ka kryer marredhenie seksuale me te", thane burime zyrtare te Policise se Elbasanit diten e djeshme. Fatbardh Cekrezi, per tre dite, se bashku me shokun e tij Gerald Shqipe, kane qendruar me 13-vjecaren Xh. K., ne Tirane. Por nga hetimi i kryer rezulton se pervec 22-vjecarit, ka kryer marredhenie seksuale me te mituren edhe i dyshuari Shqipe. Gjithsesi policia sqaroi se po vijojne hetimet per sqarimin e plote te ngjarjes, ndaj dy te rinjte akuzohen ne bashkepunim per akuzat e ngritura.