E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia ne lumin Shushice, gjendet trupi i 13-vjecares

Vlore- Banoret gjejne trupin e pajete te 13-vjecares E. Memushi, qe u rrembye nga ujerat e lumit te Shushices pasditen e se shtunes, teksa perpiqej te kalonte se bashku me te vellane 15-vjecar me ndihmen e nje kali. Policia e Vlores beri me dije se e mitura u gjet ne breg te lumit, disa kilometra larg vendit te ngjarjes, ne afersi te fshatit Kote. Kane qene banoret dhe bashkefshataret e familjes Memushi, te cilet ne kerkimet e tyre, se bashku me forcat e policise kane mundesuar pas kater ditesh gjetjen e trupit. Koha e keqe me shi dhe prurjet e vazhdueshme te lumit kane penguar kerkimet duke mos dhene rezultate. Por me permiresimin e kushteve atmosferike, mengjesin e djeshem u be e mundur edhe arritja e rezultatit, ndersa trupi u dergua ne morg per ekspertize mjeko-ligjore dhe me pas drejt fshatit Gjorm, ku dhe 13 vjecarja banonte me familjen. Pas nderimeve te fundit, trupi do te percillet per ne banesen e fundit nga te afermit dhe familja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›