H1N1, situatë e qetë në spitalin infektiv në QSUT

Pas konfirmimit të rastit të parë të infektuar me virusin AH1N1, situata në spitalin infektiv të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", vazhdon të jetë e qetë. Pothuajse të gjithë qytetarët tashmë janë njoftuar se gripi i derrave ka arritur në vendin tonë, por nëpër spitalet e kryeqytetit gjendja vazhdon të jetë e qetë dhe pa asnjë shenjë paniku. Edhe pse masat mbrojtëse janë marrë para disa kohësh, këto dy ditë ato janë shtuar më shumë, si ato higjieniko sanitare, por edhe pajisja me medikametet përkatëse për virusin AH1N1.
Këtë e konfirmon për Ora Neës edhe vetë shefi i shërbimin të spitalit infektiv të QSUT-së , Prof.Dr Dhimitër Kraja."Po punohet normalisht, por mund të them se janë shtuar masat për të ndaluar infektimin. Deri tani ka numër të mjaftueshëm të tamiflusë në Shqipëri, deri në mijëra raste të infektimit", pohoi Kraja. Mjeku Dhimiter Kraja , gjithashtu apeloi qytetarët për marrjen e masave në higjenën personale.
Rasti i parë me virusin AH1N1 është konfirmuar të hënën në orët e pasdites. Personi i infektuar është një 20 vjeçar nga Gjirokastra, i cili ka pasur shenjat e gripit në formë të lehtë dhe tani është mjekuar.