E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi H1N1, Godo: Nuk ka vend për panik!

Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, deklaroi se deri tani në Shqipëri është konstatuar vetëm një rast i gripit të derrave. "Deri tani ka vetëm një rast të konfirmuar, edhe 5 rastet të tjera të dyshuara rezultuan negative. Aktualisht po analizohen të dhënat e 3 marinarëve dy filipinas e një rumun pasi dyshohet se janë të infektuar", tha ajo. Ministrja Godo deklaroi se nuk ka asnjë arsye që shqiptarët të shqetësohen për infektimin nga H1N1. "Popullsia duhet të rrijë e qetë dhe të vijojë jetën normalisht", pohoi ajo. Godo ka këshilluar shqiptarët që të evitojnë grumbullimet aty ku ka pak mundësi ajrosje si dhe të kenë higjenë të lartë vetjake. Ministrja bëri me dije se ekziston një fond prej 350 mijë eurosh për gripin e derrave."Ka tamiflu për 5 mijë persona", tha ajo, "ndërkohë ne kemi porositur edhe 10 mijë tamiflu të tjera". Godo deklaroi se ministria e Shëndetësisë dhe Insitituti i Shëndetit Publik po rivlerësojnë masat për virusin H1N1. Në fund të fjalës së saj, Godo tha se ministria e Shëndetësisë është në bashkëpunim të vazhdueshëm e Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›