Kosova synon OKB-në brenda 5-vjetësh

Udhëheqësit e institucioneve kosovare presin që brenda pesë vitesh Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shkruan e përditshmja "Koha Ditore". Këtë synim fillimisht e kishte zyrtarizuar ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, i cili një javë më parë në një intervistë për gazetën kishte thënë se "pas pesë vitesh Kosova do të jetë anëtare e OKB-së". Ndërkohë, zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi thotë se anëtarësimi në OKB nuk do të varet vetëm nga kosovarët, por edhe nga zhvillimet ndërkombëtare, "në veçanti mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe qasjes së Rusisë.