E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, kryeministri shkrin parlamentin

Kryeministri japonez Taro Aso ka shpërndarë parlamentin dhe ka thirrur zgjedhjet e parakohshme në datën 30 gusht. Prej më shumë se 50 vjetësh, në vend qeverisë pa ndërprerje Partia Demokratike-Liberale e Aso-s, por së fundmi në zgjedhjet lokale ajo pësoi humbje të ndjeshme. Ndërkohë partia më e madhe opozitare që udhëhiqet nga Yukio Hatoyama shpreson që në zgjedhjet e ardhshme të ngrihet në pushtet e të qeverisë vendin. Taro Aso ka thirrur zgjedhjet dhe shpërndau parlamentin pasi siguroi mbështetjen zyrtare të kabinetit të tij. Sipas anketimeve të zhvilluara deri tani, bëhet e ditur se Partia Demokratike Liberale e Aso-s mund të pësojë një humbje të thellë përballë Partisë Demokratike në zgjedhjet e radhës. Dhe një gjë e tillë do t'i jepte fund dominimit disavjeçar të partisë së Asos në qeveri. Të martën në mëngjes, kabineti i dha mbështetjen zyrtare, kryeminsitrit Taro Aso për shpërndarjen e parlamentit dhe për të njoftuar datën e zgjedhjeve. Javën e kaluar, Aso i mbijetoi një mocioni mosbesimi të paraqitur nga opozita në Dhomën e Ulët. Por edhe Dhoma e Lartë, e cila është e dominuar nga opozita, e kaloi një lëvizje të ngjashme. Pozicioni i Taro Asos u dobësua gjatë javëve të fundit pasi partia e tij humbi kontrollin e asamblesë së qytetit të Tokios në 12 korrik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›