HEC-et, Berisha: Reduktojmë gjysmën e dokumenteve

Kjo u premtua sot nga kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi që i zhvilloi me përfaqësues të biznesit në vend.
Berisha tha se do të zhduken edhe burokracitë, pasi i gjithë sistemi do të funksionojë në One Stop Shop. "Me task force rregullatore ne vendosem të kalojmë në revizë dhe njëherë të gjitha burokracitë që rëndonin mbi ju. Gjetëm se ju kërkohet rreth 21 leje dhe autorizime. Me task force rregullatore ne konstatuam dhe vendosëm të kalojmë në 11 leje, dhe të funksionojë One Stop Shop dhe për ju. Për çdo vonesë burokratike, fatura i shkon burokracisë, heshtja është miratim", tha kryeministri.
Sipas tij, deri më tani janë dhënë 120 kontrata, ndërsa kanë përfunduar së ndërtuari 46 hidrocentrale të reja. “Ne konsiderojmë potencialin hidrik të vendit si pasurinë e të gjitha pasurive të kësaj toke. Shfrytëzimin racional të ujërave të vendit si përparësinë tonë më madhore. Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për një zhvillim të qëndrueshëm të Shqipërisë", shtoi ai.
Krahas arritjeve në fusha të tjera që kryeministri i përsëriti edhe në këtë takim, Berisha tha se zhvillimi i sektorit energjetik në vend është me tepër rëndësi. “Së pari synojmë t'i japim vlerë çdo pasurie të qytetarit shqiptar. Së dyti asgjë më të rëndësishme se energjia nuk ka për një vend. Energjia sot është problemi më madhor në Evropë dhe në botë. Do të vazhdojë të mbetet problemi më madhor për t'u zgjidhur, por nga të gjitha llojet e saj energjia ujore, e erës, e diellit janë më të pastrat, janë ato të cilat nuk krijojnë probleme madhore mjedisore nëse veprohet në përputhje me kriteret. Në këtë kontekst në ambicien dhe projektin tonë për një Shqipëri të zhvilluar qeveria bën gjithçka për zhvillim të qëndrueshëm. Ne nuk do të bëjmë asnjë hap në të cilin në të fitojmë diçka sot, por të rrënojmë të ardhmen e fëmijëve dhe brezave tanë”, vijoi.
Sipas Berishës, puna po vazhdon edhe për 100 HEC-e të tjera, nga ku pritet të prodhohet një sasi energjie prej 240 megavat. “Ju do të keni më 1 eruo tokën publike aty ku do të ndërtoni”, nënvizoi Berisha. /S.Ll/Start/
2012-05-08 12:18