E Shtunë, 31 Tetor 2026

HEC-et ne Bence PS U favorizua kompania qe mbeshtetej nga Ruli

TIRANE- Partia Socialiste ka nisur sot zbardhjen e aferes ne te cilen pretendon se eshte perfshire ministri Genc Ruli ne dhenien me koncesion te ndertimit te hidrocentraleve ne pellgun ujor Benc-Progonat. Deputetja e PS-se Ermonela Felaj tha se jane zhvilluar dy gara ku ne te dyja jane shenjuar parregullsi te konsiderueshme.

Sipas Felajt METE ne krye te se ciles ne ate kohe ishte Genc Ruli ka perjashtuar shoqerine italiane Radici Energie duke favorizuar nje tjeter kompaniqe sipas saj gezonte mbeshtetje nga ministria e Genc Rulit.

Kompania Radici Energie sipas Felajt i ka kerkuar paraprakisht METE sqarim lidhur me kushtet hidroteknike qe parashikoheshin ne dokumentet standarde te procedures konkurruese per kete koncesion dhe konkretisht shoqeria ka kerkuar sqarim nese kishte kufizime ne numrin e objekteve dhe nenobjekteve hidroenergjetike qe mund te vendoseshin mbi aksin e lumit Bence.

Respektimi i kesaj direktive te perpiluar nga vete METE rezultoi fatal per kompanine ne fjale sepse pikerisht respektimi i kesaj direktive sherbeu si sebep per skualifikimin nga gara te kesaj shoqerie.

Me konkretisht METE e ka sqaruar zyrtarisht kompanine Radici Energie me shkresen Nr. 2548/11 Protokolli te dates 26.10.2007 se kushtet hidroteknike te parashikuar ne dokumentet standarde nuk kishin te benin me kufizime per objektet ose nenobjektet hidroenergjitike qe mund te ndertoheshin mbi lumin Bence. Pra sipas METE nuk kishte kurrfare kufizimi.

Por edhe pse ne sqarimin zyrtar METE i linte dore te lire kompanise te vendoste per vendin ku do te ngriheshin objektet hidroenergjetike kompania Radici Energie u skualifikua po prej METE pikerisht sepse ajo iu permbajt ketij sqarimi. Pra METE pretendonte vendndodhje te percaktuar te objekte dhe nenobjekteve hidroenergjitike edhe pse ne te gjitha sqarimet zyrtare vendndodhja e objekteve lihej ne dore te subjekteve konkurruese- thuhet ne denoncimin publik te PS-se

Ne denoncimin e saj Partia Socialiste shton se nderkohe qe ne perputhje te plote me ligjin shoqeria e skualifikuar Radici Energie spa i drejtohet Avokatit te Prokurimeve dhe Agjencise se Prokurimeve per te apeluar vendimin e ministrise se Genc Rulit nje gare tjeter shfaqet ne horizont.

Hapet nje gare e re per kete koncesion per te favorizuar nje tjeter kompani e cila sipas PS-se me ctregojne dokumentet gezonte mbeshtetje te fuqishme ne ministrine e Genc Rulit.

Deputetja e Partise Socialiste Ermonela Felaj ka denoncuar disa dite me rradhe kete afere duke i drejuar disa pyetje publike ministrit Genc Ruli.

...zoti Ruli cila eshte arsyeja qe pas vendimeve te Agjencise te Prokurimit Publik dhe Avokatit te Prokurimeve dhe pa pritur rezultatet e hetimit te plote nga ana e ketyre institucioneve mbi procedurat e ndjekura ne koncesionin e hidrocentraleve nga enti prokurues nen varesine tuaj Ju keni vendosur ndarjen dhe copetimin e pellgut ujor te shpallur me pare ne tender

Zoti Minister cila eshte arsyeja qe ju i keni kerkuar qeverise te miratoje nisjen e nje praktike te re ne dhenien e koncesionit duke ia mbivendosur ate praktikes se meparshme

Zoti Minister cila eshte arsyeja qe ju keni propozuar akordimin e nje bonusi pikesh per nje kompani te caktuar e cila per me teper nuk ka marre fare pjese ne garen fillestare per marrjen e koncesionit

Pak dite me pare deputetja Ermonela Felaj kerkoi nga minstri Ruli pergjigje per 4 pyetje te tjera.

Kush e ka marre te drejten e ndertimit te ketyre hidrocentraleve

Cilat jane arsyet qe ju i keni prishur disa here ne menyre te paligjshme garat per dhenien e koncesionit

Perse Agjencia e Prokurimit Publik dhe Avokati i Prokurimeve i kane gjykuar procedurat e ndjekura ne kundershtim me ligjin

Dhe perse Genc Ruli ka refuzuar te zbatoje vendimet e detyrueshme te dy institucioneve te lartpermendura



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›