Zbardhen disa vjedhje te ndodhura gjate vitit 2010
Policia e Gjirokastres ka bere te mundur zbardhjen e disa vjedhjeve te ndodhura vitin e kaluar dhe te pazbardhura deri ne hyrje te vitit te ri. Keshtu sipas burimeve zyrtare policore nga uniformat blu eshte kapur dhe ndaluar nje shtetas si autori kryesor i dyshuar per keto vjedhje. Me daten 09.01.2011 rreth ores 08.30 te mengjesit Specialistet per Parandalimin dhe Hetimin e Krimit ne Komisariatin e Policise Gjirokaster kane bere kapjen dhe ndalimin e shtetasit Erion Stoka 21 vjec lindur dhe banues ne Gjirokaster i denuar me pare per vepren penale te Vjedhjes se kryer ne bashkepunim bejne te ditur burime zyrtare policore. Kapja dhe ndalimi i ketij shtetasi u be pasi dyshohet per nje sere vjedhjesh te ndodhura gjate vitit 2010. Po sipas policise ky shtetas ne bashkepunim me nje shtetas tjeter nga fshati Lazarat .S. C. 28 vjec i cili eshte arrestuar nga ana e policise me daten 18.10.2010 kane kryer disa vjedhje lokalesh dhe automjetesh. Me daten 13.08.2010 ne lagjen Kordhoce te rrethit Gjirokaster keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit R. R. nga fshati Lazarat ku kane marre nje televizor Plazma nje Ekspres Kafeje nje sasi lekesh pije alkoolike dhe freskuese si dhe disa steka cigare. Me daten 14.08.2010 perballe fshatit Dervicjan te rrethit Gjirokaster keta shtetas ne bashkepunim me njeri -tjetrin kane vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit N. M. nga Dervicjani ku kane marre nje televizor te markes Philips 1 milion leke te vjetra dhe shume pije alkoolike si uiski dhe vere. Po keta shtetas dyshohen edhe per dy vjedhje te tjera qe po punohet per dokumentin e tyre me prova ligjore. Gjithashtu gjate hetimeve dhe provave ligjore te grumbulluara u zbardh ngjarja e ndodhur me daten 13.08.2010 ne fshatin Goranxi te rrethit Gjirokaster ku shtetasit P. C nga ky fshat gjate nates i vodhen automjetin tip Citroen dhe pasi i moren gomat dhe pajisjet e tjera automjetin e kane djegur ne nje perrua ne afersi te fshatit Dervicjan. Per kete ngjarje u shpall ne kerkim nga ana e policise nje shtetas nga Komuna Cepo e rrethit Gjirokaster si autori kryesor i dyshuar dhe po punohet per kapjen e tij saktesojne burimet zyrtare policore. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme per vepren penale te Vjedhjes kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.