E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen me kanabis arrestohen Jaku dhe Mirashi

Policia e Rreshenit ka vene ne pranga nje 27-vjecar dhe ka sekuestruar sasine e lendes narkotike qe mbante me vete. Arrestimi i ketij shtetasi eshte bere i mundur mengjesin e djeshem pas nje kontrollit te ushtruar ndaj tij ne nje lokal ne afersi te Bashkise Rreshen. Ketij shtetasi iu gjend ne posedim dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje qese plasmasi e vogel si ato te farmacive me nje lende bimore per te cilen dyshohet te jete lende narkotike si ajo e Kanabis sativa. Materialet per kete shtetas do ti referohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhe per vepren penale te Shitjes dhe shperndarjes se lendeve narkotike parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Gjithashtu po dje u be arrestimi ne flagrance shtetasit Dorian Mirashi 21 vjec banues ne fshatin Rrile te rrethit Lezhe. Arrestimi i tij u pasi ne vendin e quajtur Ura e Prekanit ne fshatin Shenkoll te rrethit Lezhe pas nje kontrolli te ushtruar ne automjetin e tij tip Golf me targa LA 6564 A ne sediljen e pare te pasagjerit i eshte gjetur nje sasi prej 26.5 gram lende e dyshuar si lende narkotike e llojit Kanabis sativa i gatshem per perdorim si dhe nje sasi kabulli elektrik Bakri i vendosur ne bagazhin e makines per te cilin nuk ka dokument blerje. Materialet do ti referohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhe per vepren penale te Vjedhjes dhe Shitjes dhe shperndarjes se lendeve narkotike parashikuar nga nenet 283 dhe 134 te Kodit Penal ne ngarkim te shtetasit Dorian Mirashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›