Klosi Berisha pergjegjes per krizen

Partia Socialiste ka paralajmëruar një përshkallëzim të aksioneve të opozitës si pasojë e asaj që deputeti Blendi Klosi e quajti manovër e kryeministrit dhe njerëzve të tij për të penguar transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Djegia e fletëve të votimit dhe përpjekja për të fshehur listat zgjedhore janë tregues të makthit që ka Sali Berisha për zbardhjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat janë vjedhur nga Berisha”, deklaroi Klosi.
Në këtë situatë, sipas zotit Klosi, zgjidhja e vetme është që kryeministri Berisha të largohet për t’i hapur rrugë zhvillimit të vendit dhe shkëputjes së tij nga rrjeti i korrupsionit.