E Shtunë, 31 Tetor 2026

HEC-et, qeveria u heq TVSH-ne per cimenton e celikun Eglantina Nasi

Per cimenton dhe celikun qe vihen ne perdorim gjate ndertimit te hidrocentraleve, tani e tutje nuk do te paguhet me Tatim mbi Vleren e Shtuar. Kjo mase e re u komunikua dje gjate mbledhjes se qeverise nga Kryeministri Berisha, i cili tha se e konsideron ate nje stimul per te nxitur investimet ne sektorin e prodhimit te energjise ujore. Duke ulur kesisoj kostot per ndertimin e veprave energjetike dhe prodhimit te energjise elektrike ne vend. "Duke e forcuar dhe shumefishuar prodhimin e energjise elektrike nga burimet ujore, ne bejme qe shqiptaret te mund te furnizohen me energji me kostot me te uleta, se te gjithe te tjeret qe e prodhojne ate nga burime te tjera energjetike", - tha kryeministri lidhur me nje fakt te tille. Duke ritheksuar se ne kete sektor, qeveria ka firmosur me kompani private, koncesione te cilat kapin nje vlere investimi mbi 3.2 miliarde euro, perkatesisht per ndertimin e 443 hidrocentraleve ne territorin e vendit. Por edhe se qeveria ka pasur parasysh impaktin ne krijimit te vendeve te punes ne te gjitha zonat e vendit, si interesi jetik i qytetareve. "Gjeografia e HEC-eve, nga juglindja ne verilindje, - tha Kryeministri - shtrihet pothuajse ne teresi ne zonat kodrinore e malore te vendit, ato me te thella dhe krijon ne kete menyre, mundesi punesimi ne cdo skaj te vendit. Me kete mase, ne ulim ne menyre shume te ndjeshme kostot e ndertimit te hidrocentraleve ne Shqiperi dhe e shnderrojme ate ne vendin e ndertimit me koston me te leverdishme te veprave energjetike", - tha me tej Berisha. Konkretisht, ne lidhje me procesin e ndertimit te mbi 443 hidrocentraleve te te gjitha permasave, ai tha se po ecen njekohesisht edhe procesi i urbanizimit te zonave me te thella e me te largeta te vendit. "Ne po ndertojme mijera kilometra rruge, por ju garantoj se vetem per hidrocentralet ndertohen qindra e mijera kilometra rruge te tjera", tha kreu i qeverise. Per te perfunduar me faktin tjeter se te gjitha keto, ne nje rrafsh te gjere, perbejne nje inkurajim dhe mbeshtetje te fuqishem te perdorimit te fondeve financiare, nga investitore te ndryshem, ne burimet energjetike shqiptare. "Ne jemi te vendosur qe Shqiperia te ece drejt shnderrimit te saj ne nje superfuqi te vertete te energjise se rinovueshme ne rajon", - konkkludoi Berisha. Kujtojme ketu, se vetem pak dite me pare, kryeministri njoftoi heqjen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar edhe per importin e makinerive. Te gershetuara me njera-tjetren, keto dy masa, synojne ne teresi, te inkurajojne investitoret per perdorimin e fondeve financiare ne burimet energjetike shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›