Qeveri rrit fondin per paraplegjiket e tetraplegjiket, 16 mije leke ne muaj
Qeveria miratoi dje nje pakete vendimesh per trajtimin e paraplegjiket dhe tetraplegjiket, ne kuader te premtimeve te qeverise per kete shtrese ne nevoje. Paketa e miratuar rrit me mbi 60 per qind trajtimi i ketij kontingjenti, krahasuar me kater vite me pare. Nisur nga keto masa, kryeministri Berisha deklaroi se, ndonese ata jane kontingjenti me i renduar i shoqerise shqiptare dhe greva e tyre ishte kuptimplote. Ne kete kuader kreu i ekzekutivit deklaroi se qeveria ka pasur nje qendrim mbeshtetes konstant ndaj tyre dhe gjithnje ka qene ne funksion te trajtimit njerezor dhe te nevojshem te tyre. "Qeveria ka pasur nje qendrim mbeshtetes konstant ndaj tyre. Pavaresisht nga perpjekjet per politizimin e saj dhe pavaresisht nga qendrimet e individeve te caktuar qe numerojne nga 3-4 vila, qeveria ne asnje rast dhe ne asnje rrethane nuk heq nga fokusi dhe nga vemendja qytetaret me paaftesi te shkalleve te ndryshme, ne radhe te pare paraplegjiket", deklaroi kryeministri, duke shtuar se qeveria do te marri masa te herepashershme per keto shtresa ne nevoje. Sipas Berishes, vendimi per rritjen e mases se mbulimit te shpenzimeve te paketes se materialeve hijeno-sanitare ne masen 16 mije leke ne muaj, nga 12 mije leke qe eshte aktualisht. "Qeveria akordon per paketen higjeno-sanitare te tyre shumen prej 12 mije leke, kundrejt vetem 9 mije leke qe ia akordonte qeveria e meparshme. Dhe serish, me vendimin sotem, ne e rrisim ate ne shumen 16 mije leke, pra, e rrisim mbi 80 per qind nga vlera qe e gjetem prej 9 mije leke", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas Berishes, pjese e ndihmes ndaj tyre eshte edhe akordimi falas te sasise prej 80 litra nafte ne muaj, e barabarte me sasine qe u akordohet deputeteve te Kuvendit. Po keshtu Berisha e konsideroi si plotesisht te drejte kerkesen e tyre qe personi kujdestar te gezoi sigurimin shoqeror dhe ofron per keta persona pensionin baze minimal te qytetit. F.Mejdini