E Diel, 1 Nëntor 2026

HEC i Banjes demshperblim i tokave te permbytura

Përfaqësuesit e firmës koncensionare që ka marrë përsipër ndërtimin e tre hidrocentraleve në luginën e Devollit, kanë diskutuar me krerët e pushtetit vendor të Gramshit për punimet në këtë vepër. Projekti parashikon përmbytjen e një fshati dhe të rrugës automobilistike, të cilat në bazë të kontratës koncesionare do të dëmshpërblehen dhe rindërtohen nga firma që kryen punimet për ndërtimin e Hidrocentralit të Banjës.

"Projekti i Devollit është një projekt i rëndësishëm energjetik që do të implementohet në vitet në vijim. Ka si detyrim një angazhim shumë të madh të autoriteteve vendore pë përcaktimin e të gjithë infrastrukturës e cila duhet zëvendësuar. Do të jetë një infrastrukturë moderne, në bashkëpunim nga ministria e transporteve dhe koncesionari i cili gjithashtu do të investojë në cilësinë e rrugëve e cila do të jetë e standardeve jashtëzakonisht të larta", tha Sokol Dervishaj, zv.ministër i Ekonomisë.

Zbatimi i këtij projekti që do të zgjasë 6 vjet. Përvec përfimit të kapacitetit energjitik nga 280 MVV -383 MVV, kjo vepër pritet të hapë rreth 600 vende të reja pune, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë e banorëve të zonës.

Besim Dybeli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›