E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia ajrore shuhet skuadra ruse e hokejt

Një aeroplan me pjestarët e skuadrës ruse të hokeit Lokomotiva e Yaroslavl është përplasur, duke i marrë jetën 43 perssonave nga 45 që ishin në bord. Aeroplani Yak-42 u rrëzua sapo u ngrit nga aeroporti i Yaroslavl ndërsa skuadra po udhëtonte për në Minsk ku do të luante një ndeshje të kampionatit continental të hokeit.

Zyrtarë të agjensisë së aviacionit Rosaviatsia kanë bërë të ditur se ka vetëm dy të mbijetuar, të plagosur rëndë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa autoritet po hetojnë ngjarjen që solli këtë tragjedi. Agjensia e lajmeve Interfaks, citon një zyrtar të sigurisë, sipas të cilit avioni ka hasur turbulence sapo është ngritur nga pista, ndërsa më pas është përplasur me një antenë, përpara se të binte në tokë, ku më pas ka marrë flakë.  Ndërkohë, një video amatore ka regjistruar tragjedinë, teksa avioni rrëzohet në zonën e Yaroslavl, rreth 250 km në veri të Moskës.

Federata e Hokeit ka ndërprerë kampionatin, ndërsa zyrtarët më të lartë rus përfshirë presidentin Medvedev kanë vizituar vendin e ngjarjes. Po ashtu, kryeministri rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar ministrin e transporteve të shkojë në vendin ku u përplas avioni dhe për të bërë një raport të hollësishëm. Ndërkohë, tifozë nga e gjithë bota kanë zhvilluar homazhe për viktimat. Aeroplani mbante në bord një skuadër hokei, me lojtarët, stafin teknik dhe drejtues përvec pjestarëve të ekuipazhit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›