Kriza greke Franca do miratoje e para financimin

Franca pritet të jetë vendi i parë europian që do të miratojë fondin për ndihmën financiare të radhës për Greqinë e zhytur në borxhe dhe krizë ekonomike. Paketa e miratuar më 21 korrik nga vendet e eurozonës, dhe plani i shpëtimit të Greqisë u miratuan në Asamblenë Kombëtare të Franëcs me votim të thjeshtë.
Kjo do të thotë se Franca nis serinë e aprovimeve nga shtetet e eurozonës, në mënyrë që plani i ndihmës prej 159 miliardë euro të bëhet funksional. Plani pritet të votohet edhe nga senati e më pas, fondet mund të bëhen të disponueshme për të ndihmuar shtetin grek. Ky miratim vjen në një kohë të vështirë për Athinën, pasi më herët kancelarja Merkel kërcënoi me ndërprerjen e ndihmës nëse Greqia nuk zbaton menjëherë kushtet e vendosura nga BE.
Juli Prifti