E Shtunë, 31 Tetor 2026

HEC-i Skavices, tre variante per ndertimin

Hidrocentrali i Skavices do te ndertohet sipas nje varianti te ri te propozuar nga KESH. HEC-i i Skavices i fundit mbi lumin Drin, mund te jete me nje dige shume me te ulet se ajo qe eshte menduar deri me tani. Ky variant i ri i propozuar nga KESH, ka qene njeri nga tre propozimet qe jane diskutuar ne Ministrine e Ekonomise mes ministrit Dritan Prifti dhe drejtuesve te sektorit energjetik ne vend. Varianti i KESH e ul digen e Skavices me rreth 60 metra dhe shton edhe nje hidrocentral tjeter ne fshatin Katund i Ri ne Diber. Ky variant pergjysmon prodhimin energjise por ul edhe sasine e tokave qe permbyten. Per ndertimin e tyre parashihet nje kosto rreth 315 milione euro. Dy variantet e meparshme parashikonin dyfishin e prodhimit, kostos se ndertimit dhe permbytjeve. Me keto dy variante Skavica bente rregullim disavjecar te kaskades, mundesi qe bie me projektin e ri. "Kemi eksperiencat e para viteve '90, te instituteve te projektimeve dhe te studimeve qe kane variantet e tyre, kemi dhe variantet qe kane ardhur me pas nga nje kosorcium italian, per te diskutuar kush mund te jete varianti me i pershtatshem qe ne t'i propozojme qeverise. Qeveria te nxjerr variantin dhe ne me pas te nisim projektin inxhinierik, e zbatimit, zgjedhjen e supervizorit, deri ne sigurimin e financimit", tha Dritan Prifti minister i Ekonomise dhe Energjetikes. Grupi i punes per ndertimin e Skavices ka diskutuar dje per projektet e mundshme per hidrocentralin e Skavices, mbi kaskaden e lumit Drin. Ndertimi i hidrocentralit te Skavices, u shpreh ministri Prifti, eshte shume i rendesishem per te bere nje rregullim me te mire te lumit Drin, per te shtuar fuqine prodhuese dhe per te minimizuar efektet e permbytjeve nga prurjet e medha ne stine te caktuara. "Eshte nje detyre qe na eshte dhene ne per ta zgjidhur. Takimi i sotem duhet te perqendrohet te variantet e ndryshme dhe pastaj te diskutojme, se cili mund te jete varianti me i mire per shfrytezimin e kesaj lartesie, ndertimin e HEC-it apo HEC-eve ne kete zone", njoftoi ministri. Nderkohe qe per rreth 60 vjet struktura te shtetit kane studiuar zonen e lumit Drin dhe kane hartuar dy variante, mbi menyren se si mund te ndertohet hidrocentrali i Skavices.

Tre variantet per HEC-in e Skavices
Varianti i pare
Eshte ai i ndertimit te nje hidrocentrali me lartesi dige 163 m, kuote normale 445 m dhe fuqi 350 MW. Ky variant eshte hartuar pas viteve 90 dhe eshte nje nder variantet e mundshme dhe te diskutuara per ndertimin e HEC-it.

Varianti i dyte
Eshte ai i ndertimit te nje hidrocentrali me dige 210 m, kuote normale 485 me shtrirje te liqenit deri ne Maqedoni, dhe fuqi 450 MW. Ky variant parashikon nje liqen kaq te madh, pra qe shtrihet deri ne Maqedoni dhe kalon jashte kompetencave te shtetit shqiptar.

Varianti i trete
Varianti i KESH e ul digen e Skavices me rreth 60 metra dhe shton edhe nje hidrocentral tjeter ne fshatin Katund i Ri ne Diber. Ky variant pergjysmon prodhimin e energjise, por ul edhe sasine e tokave qe permbyten.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›