Prifti: Shqiperia ne 5 vite, me cmimin e energjise me te ulet ne rajon
"Siguria e furnizimit me energji elektrike eshte prioritet absolut i qeverise shqiptare". Me keto fjale e nisi ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti, prezantimin e tij me teme "Siguria e Furnizimit me Energji" ne forumin e Krans Montanes. Ne kete prezantim, ministri paraqiti nje panorame te gjendjes aktuale energjetike ne vendin tone, reformave te ndermarra nga qeveria, projekteve te ndryshme energjetike qe jane duke u zhvilluar dhe do te zhvillohen ne te ardhmen, si dhe objektivave qe qeveria shqiptare ka per sektorin energjetik. Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes theksoi se disa objektiva synohen te arrihen nepermjet ketyre reforma, ku objektivi numer nje eshte nje sektori energjetik, qe te realizoje furnizimin me energji elektrike, duke mbeshtetur rritjen ekonomike me te pakten 6 per qind ne vit.
Objektivi i dyte, sipas ministrit Priftit, eshte ai qe Shqiperia te behet ne 5 deri ne 6 vjet vendi me energjine me pak te shtrenjte ne rajon. "Objektivi konsiston ne ate qe ne ta shesim energjine me cmimin me te ulet", u shpreh ministri. Nderkohe qe objektivi i trete, theksoi ai eshte kthimi i Shqiperise ne nje superfuqi rajonale te energjise se rinovueshme. Sipas ministrit, ky objektiv eshte teresisht i mundshem nese ndiqet rruga e reformave te ndermarra deri tani. "Ne jemi te bekuar me energji te rinovueshme, burime hidrike dhe ere. Brenda kater vjetesh mund te eksportojme energji te rinovueshme", u shpreh ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes. Ne kete drejtim, ministri Prifti ftoi investitoret e huaj dhe vendas te investojne ne sektorin energjetik te vendit tone, duke qene se ai paraqitet si nje sektor me shume interes dhe qeveria i kushton nje rendesi teper te vecante mbrojtjes dhe garancise se investimeve te huaja. Ne vijim te prezantimit te tij, ministri z. Dritan Prifti u ndal ne projektet energjetike, ku permendi disa prej tyre qe kane perfunduar dhe disa te tjere qe jane ne ndertim e siper, si TEC-i i Vlores prej 100 MW, Hidrocentrali i Ashtes prej 57 MW qe eshte ne ndertim dhe do te perfundoje ne vitin 2012; Hidrocentrali i Kalivacit prej 98 MW qe do te perfundoje ne vitin 2013; Hidrocentrali ne Kaskaden e Devollit qe eshte ne progres dhe do te perfundoje ne 2015; Hidrocentrali ne Kaskaden e Vjoses prej 700 MW qe eshte ne proces tenderimi; Hidrocentrali i Skavices prej 350 MW qe do te nise shume shpejt nga ndertimi, etj. "Rreth 36 stacione te prodhimit te energjise elektrike po ndertohen ne Shqiperi dhe numri i koncesioneve ne fushen e sektorit energjetik eshte 220 vetem ne dy vitet e fundit", tha ai. Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, z. Dritan Prifti permendi edhe projekte te tjera, si perfundimi i linjes se transmetimit 400 kv me Malin e Zi, apo nisjen e ndertimit te nje linje me Kosoven prej 400 kv vitin tjeter. Per sa i perket energjise se prodhuar nga era, ministri tha se 10 kompani kane marre koncesionet per 1600 MW kapacitet.