E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prona dixhitale

Hipotekat

Sistemi i regjistrimit të pasurive në Shqipëri është në fazat e para të kompjuterizimit. Procesi që pritet të modernizojë shërbimin ka nisur me zonat urbane në Tiranë dhe Durrës, ku kryhen rreth 55 për qind të transaksioneve me pronat në shkallë vendi. "Kemi bërë krijimin e arshivës dixhitale për dy rrethe kryesore, Tiranë dhe Durrës, duke skanuar çdo lloj dokumentacioni dhe duke krijuar lidhje me të gjithë dokumentacionin për pronat në këto dy zyra qendrore”, tha Arben Qirjako, kryeregjistrues i Shqipërisë.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›