Turizmi, investimi ne Gjirin e Lalzit 2 miliarde euro
Blerina Hoxha
Per zhvillimin e turizmin ne bregdetin shqiptar dhe pikerisht ne Gjirin e Lalzit, po investohen konkretisht 2 miliarde euro. Shifren e dha dje ministri i Turizmit, Ferdinand Xhaferri ne Forumin e Krans-Montanes qe po zhvillon punimet ne vendin tone. Investimi po kryhet nga kompania "Omniks Albania" sh.p.k me nje vlere investimi qe i kalon 2 miliarde euro, tha ministri. Ky projekt tha ai do te hape 20 mije vende dhe tashme eshte miratuar ne instancat me te larta vendimmarrese te shtetit shqiptar. Qeveria shqiptare ne programin e saj per vitet 2009-2013 e konsideron zhvillimin e industrise se turizmit si nje nga prioritetet e saj, duke e pare ate si nje nder tre fushat kryesore per zhvillimin e shpejte dhe te qendrueshem te vendit. Objektivi madhor i qeverise eshte kthimi i vendit ne nje destinacion kryesor mesdhetar. Tashme si anetare te NATO-s dhe ne prag te liberalizimit te vizave me BE, dhe duke zbatuar tolerancen zero ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, perspektiva turistike e Shqiperise eshte e behet edhe me e sigurt. perfitimin e nje kontrate afatgjate 35-vjecare me te drejte rinovimi kur biznesi rezulton i suksesshem. Gjithashtu krijimi i "one step shop" ka lehtesuar ndjeshem aplikimet per leje dhe licenca te bizneseve te huaja. Projektligji i ri per disa ndryshime ne ligjin per investimet e huaja, mes te tjerave parashikon qe shteti shqiptar te ofroje mbrojtje te posacme shteterore, ne rastet kur per shkak te konflikteve gjyqesore me pale te treta private pengohen realizimet e investimeve, ose veprimtarive ekonomike. "Ne kete menyre kur jepet mbrojtja e posacme shteterore, gjykatat nuk mund te marrin masa te sigurimit te padise sipas Kodit te Procedures Civile, dhe me qellim qe e drejta private mos te cenohet, pas dhenies se mbrojtjes se posacme shteterore, sigurimi i padise behet vetem mbi pasuri ose te ardhura publike. Ne cdo rast, cdo e drejte e pales se trete private garantohet nga shteti", tha Xhaferri para investitoreve. Qeveria shqiptare ka permiresuar infrastrukturen e vendit, duke u fokusuar ne zonat qe kane potenciale per zhvillimin e turizmit. Gjate viteve 2006-09, qeveria shqiptare ka investuar mbi 1 miliard euro per te ndertuar rruge qe i sherbejne zhvillimit te turizmit ku do permendja rrugen Durres - Kukes -Morine qe lidh Kosoven me Shqiperine, rajon nga i cili kemi dhe numrin me te madh te turisteve ose rrugen pergjate bregdetit jugor te Shqiperise.
Investimet e pashfrytezuara te turizmit ne Shqiperi
Per zhvillimin e qendrueshem te turizmit jane miratuar studime rajonale zhvillimi afatgjate, ne zona te ndryshme te vendit, ne perputhje te plote me Strategjine e Turizmit duke ruajtur diversitetin kulturor, natyror dhe historik te rajonit. Keshtu sipas te dhenave te Ministrise se Kultures jane kryer studime afatgjata zhvillimi p?r zona t? tjera, si studimi per zonat bregdetare Orikum, Rradhime-Orikum, Vlor?, Golem,Velipoj? si edhe per rajonet Shkoder, Voskopoje, Korca dhe shume zona te tjera te brendshme. Ministri i turizmit tha dje para investitoreve se, Shqiperia eshte gati per te pritur investime ne ndertimin e Hoteleve cilesore me kater dhe pese yje si edhe resorte turistike. Ne ngritjen e fushave t? golfit. Ne hapjen e qendrave zhytese argetuese. Ne investime ne zhvillimin e turizmit ujor (portet turistike, aktivitetet me mjete lundruese si jahtet, jett ski, varkat me vela etj). Ne investime per zhvillimin e aktiviteteve argetuese sportive dimerore, si qendra skish etj. Sektori i Turizmit ka rritur peshen e kontributit ne ekonomine e vendit si ne vlere ashtu edhe ne punesim. Per rrjedhoje Shqiperia ka nje ecuri me bilanc pozitiv ne terma shifrash per vizitoret e huaj ne vite. Viti 2009 shenoi nje rritje prej 34% te vizitoreve krahasuar me vitin 2008, ose 456.000 turiste me shume, nderkohe qe totali i vizitoreve per vitin 2009 arriti ne 3 milione.