E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien karburantet

Bursat

Tregu i karburanteve në botë ka pësuar ulje të çmimeve, ndikuar kjo nga pasiguria e financave në disa vende të BE-së. Nga 80 dollarë për fuçi që ishte 5 ditë më parë, nafta dje në bursat ndërkombëtare u shit për 77 dollarë, pra një ulje drastike. Ndërkaq, dollari vijon rritjen, duke u kuotuar dje në raport me monedhën vendase me 107 lekë. Ndërkaq, në tregun e pakicës, nafta pësoi rritje mesatare prej 7 lekë për litër, ndërsa priteshin zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. Aktualisht, një litër naftë kushton deri në 1450 lekë, ndërsa një litër benzinë deri në 155 lekë.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›