Kriza greke, ul cmimin e naftes, vleren e euros dhe te bursave
Cmimi i naftes, vlera e euros bashke me bursat, kane rene dje per shkak te ndikimeve qe po jep kriza greke. Si rezultat i kesaj situate, nje euro ka kushtuar dje ne tregun valutor te vendit 135.5 leke nga 136. 2 leke qe ishte me pare. Indeksi "Dow Jones" brenda pak minutash humbi gati 9 per qind, duke zbritur nen 10 mije pike. Renie ka pesuar edhe nafta e cila arriti dje ne Nju Jork deri ne 74.58 dollare per fuci. Po keshtu edhe monedha evropiane ka zbritur deri ne 1.25 dollare, duke arritur nivelin me te ulet ne 14 muajt e fundit, ne krahasim me monedhen e gjelber. Mbreme Parlamenti grek miratoi planin anti- krize prej 110 miliarde euro, qe pritet te stabilizoje ekonomine e Greqise nga kriza e thelle ekonomike ne te cilen eshte zhytur. Por spekulatoret e tregjeve thone se, ndihma nuk do te mjaftoje, se edhe vende te tjera te Eurozones do te kerkojne gjithashtu ndihmen e BE-se. Kriza e borxheve ne Evrope, sipas vleresimit te Komisionit Evropian, kete vit do te thellohet edhe me tej. Sipas koniunktures se pranveres te komisionit deficitet buxhetore te 27 vendeve anetare te BE-se, do te kapi mesatarisht shifren rekord te 7.2 % te Prodhimit te Pergjithshem Bruto. Ndihmat miliardeshe per Greqine, komisari i BE-se per valuten, Olli Rehn, i quajti megjithate si "nje rast te vecuar." Por Komisioni mundi te korrigjonte me nje rritje te vogel prognozen e rritjes ekonomike nga vjeshta e shkuar. Sipas te dhenave ekonomia ne Eurozone pergjate ketij viti, do te rritet me 0.9% dhe ne vitin e ardhshem me 1.5%.
Spekulimi
Mbreme Parlamenti grek miratoi planin anti-krize prej 110 miliarde euro, qe pritet te stabilizoje ekonomine e Greqise nga kriza e thelle ekonomike ne te cilen eshte zhytur. Por spekulatoret e tregjeve thone se, ndihma nuk do te mjaftoje, se edhe vende te tjera te Eurozones do te kerkojne gjithashtu ndihmen e BE-se.