E Shtunë, 31 Tetor 2026

HEC-i i Ashtës, 160 milionë USD për ndërtimin

TIRANË- Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, miratoi dje projektin për ndërtimin e HEC-it të Ashtës në Komunën e Bushatit në Shkodër.


Ekspertët thanë dje se me përfundimin e këtij investimi pritet të ulët më tej varësia e vendit për energji nga importi. Sipas paraqitjes së bërë nga përfaqësuesit e kompanisë "Verbund", e cila ka fituar të drejtën për ndërtimin e tij, investimi me vlerë 160 milionë dollarë dhë kapacitet të instaluar 48 MË do të shfytëzojë ujërat e Lumi Drin në zonën e Spatharës.


Sipas të dhënave, investimi në fjalë do të përfundohet brenda një periudhe prej 40 muajsh, ndërsa parashikohet që me fillimin e shfrytëzimit të tij të furnizohen me energji elektrike rreth 100 mijë shtëpi. HEC-i i Ashtës është koncesion i formës BOT, ku pas ndërtimit dhe shfrytëzimit të tij për një periudhë 35- vjeçare, i gjithë impianti mbetet pronë e shtetit shqiptar.


Projekti në fjalë përfshin ngritjen e dy nënstacioneve energjie, centralit elektrik, kanaleve rrjedhëse dhe të gjitha objektet e tjera që ndodhen në bregun e majtë të Lumit Drin. Pas realizimit të investimit, parashikohet që niveli normal i ujit në rezervuarin e Spatharës të variojë nga 23 deri në 27 metër nga niveli i detit në varësi edhe të intensitetit të punës të HEC-it të Vaut të Dejës.


Një projekt i njëjtë si ai i Ashtës ku pas ndërtimit dhe shfrytëzimit për një periudhë disa vjeçare nga investitori ai i kthehet shtetit, është planifikuar edhe në rrjedhën e lumit Devoll. Një konsorcium midis dy kompanive, EVN dhe Stratkraft do të bëjë të mundur realizimin e këtij investimi rreth 1 miliardë euro për ngritjen e një linje HEC-esh në këtë zonë.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›