HEC-i i Ashtes Berisha: Arritje per sistemin energjetik Eva Gjura
Shume te rendesishme i ka cilesuar kryeministri Berisha investimet e qeverise ne fushen e energjetikes. Gjate inspektimit te ecurise se ndertimit te hidrocentralit te Ashta 1, kryeministri ka deklaruar se realizmi i ketyre projekteve eshte nje arritje e madhe per te gjithe Shqiperine, sistemin e saj energjetik dhe perpjekjet per te perdorur te gjitha burimet natyrore ne funksion te prodhimit te energjise. Berisha ka nenvizuar me tej se, Hidrocentrali Ashta eshte nje nder veprat me te madha te energjise hidrike qe po ndertohet ne zonen e Bushatit ne Shkoder. Gjate ketij inspektimi, ai dhe asistoi ne venien per here te pare, ne pune, te turbinave Hydromatrix(r) te HEC-it Ashta 1. Ne kete menyre, kjo veper energjetike, nje investim prej me shume se 200 milione euro i dy kompanive te njohura austriake ne fushen e energjise hidrike, VERBUND dhe EVN, nisi testimin e prodhimit te energjise. Berisha tha se kjo perben nje risi boterore, pasi eshte hidrocentrali me i madh qe bazohet ne teknologjine me te avancuar te prodhimit te energjise, sic eshte teknologjia e turbinave tubolare. Berisha tha se, "ky hidrocentral perben edhe nje kryeveper ne rrafshin mjedisor. Ai jo vetem qe nuk ka cenuar mjedisin, por mjedisoreve me duhet t'u them se ai e ka permiresuar ndjeshem ate, pasi me kanalin e hapur, peshqit do te mund te ngjiten nga deti, ne ujerat e embla te ketij kanali". Duke u ndalur ne shifra konkrete rreth ketij investimi, Berisha deklaroi se, hidrocentrali Ashta eshte nje investim i madh ne Shqiperi, qe arrin ne 200 milione euro. Ai eshte nje kontribut i madh ne zhvillimin e sistemit energjetik shqiptar dhe ne projektin e qeverise shqiptare per ta shnderruar Shqiperine ne nje superfuqi te vogel rajonale te energjise se rinovueshme. Per Berishen, energjia e rinovueshme ka tre qellime kryesore, se pari, prodhimin e nje energjie me cmime te leverdishme per qytetaret shqiptare, duke shnderruar ne vlere energjetike ujerat e vendit, te cilat derdhen te fjetura ne det, se dyti, ne procesin e ndertimit te ketyre hidrocentraleve punesohen dhjetera mijera qytetare shqiptare dhe se treti, ndertimi i tyre ka nje efekt direkt ne balancen e pagesave, raportet e eksport-import, shume te rendesishme keto per zhvillimin ekonomik. Gjithashtu Berisha ka deklaruar se nga viti 2007 e gjer me sot jane ndertuar apo rindertuar 46 hidrocentrale,ndersa jane ne ndertim e siper mbi 100 te tjera, me nje kapacitet prej 1400 megavat, investim rreth 2.5 miliarde euro dhe punesim 15-20 mije punetore direkt dhe indirekt, nderkohe qe kaskada te tjera te lumenjve te vegjel dhe te medhenj presin per te dale ne treg dhe interesi per to eshte mjaft i madh.