HIV/AIDS, prezantohet plani për izolimin
Virusi HIV/AIDS mund të kontrollohet në një të ardhme të afërt.
Sipas një projekti të detajuar, kjo mund të ndodhë gjatë 5 viteve të ardhshme, duke kuruar të gjitha zonat e rrezikshme me ilaçet anti-virale (ART) që janë shpresa e vetme për t’i vënë fre sëmundjes vdekjeprurese. Këtë hipoteze e mbështeti në “American Association for the Advancement of Science” profesori Brian Ëilliams nga “South African Centre for Epidemiological Modelling and Analysis”. Sipas gazetës “The Independent”, ky propozim do nisë nga eksperimentimi që gjatë vitit të ardhshëm në një zonë me mijëra njerëz, 220 km në veri të qytetit afrikano-jugor të Durbanit. Të tilla teste do shtrihen me pas edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku numri i të prekurve rritet me ritme të larta çdo vit. “Shpresa jonë e vetme është përdorimi i ilaçeve anti-virale, jo vetëm për të shpëtuar jetë njerëzore por për të penguar transmetimin e virusit që mund ta bllokojmë brenda 5 vjetësh. Deri tani kemi përdorur ilaçe për të shëruar jetë, por jo për të ndaluar përhapjen e sëmundjes. Përqendrimi i virusit zbret mbi 10 mijë herë me një anti-viral dhe kjo përkthehet në një reduktim 25 % të infeksionit”, shprehet Ëilliams.
Trafikimi i fëmijëve ende problem shqetësues
Disa organizata të luftës kundër trafikimit të fëmijëve janë mbledhur në një tryezë për të diskutuar rreth situatës së këtij fenomeni në vendin tonë. Në diskutime është konstatuar se pavarësisht projekteve që janë zbatuar ka rezultuar një organizim i dobët në gjetjen e vendeve të posaçme për rehabilitimin e viktimave të këtij trafiku. Në takim u vërejt se zgjidhjet adekuate afatgjata si për shembull alternativat për kujdesin jo-institucional, mungojnë në mënyrë dramatike. Strukturat e shërbimit social nuk janë të pajisura me mjetet e nevojshme për realizmin e punës së tyre. Gjyqësori nuk ka arritur të adaptojë praktikën e tij përsa i përket çështjeve të fëmijëve fakt që shpeshherë ka çuar në riviktimizimin e tyre. Mbi 150 fëmijë lypin çdo ditë në rrugët e kryeqytetit dhe një pjesë e madhe e tyre përballen me mungesa të mëdha në ushqim apo të një vendi për të fjetur. Kjo mënyre jetese rrit edhe vdekshmërinë foshnjore në këtë grupim. Në raportin rajonal të publikuar nga "Terre Des Home" dhe partnerët e saj, thuhet se një pjesë e madhe e fëmijëve nuk identifikohen nga strukturat shtetërore, çka bën që ata të mos marrin kujdesin e duhur. Sipas këtij raporti shteti shqiptar ende nuk ka mundur të respektojë të gjitha të drejtat e fëmijëve që janë viktima të trafikimit. Një tjetër problem i konstatuar është mbulesa e mjeteve por edhe e eksperiencës së strukturave të shërbimit social për të realizuar mbrojtjen e fëmijëve të trafikuar, të cilët vazhdojnë të keqtrajtohen në forma të ndryshme.
24 Shkurt 2010