E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti: Ndotja e mjedisit, Shqipëria ngjit shkallët e përmirësimit



Raporti i Indeksit të Performancës Mjedisore për vitin 2010 e radhit vendim tonë në të 23-in nga 163 vende të monitoruara, një fakt domethënës ky krahasuar me raportin e vitit 2008, ku Shqipëria arriti të ngjiste 32 shkallë në renditje, duke u pozicionuar në vendin e 25-të. Për raportin e këtij viti, vendi ynë është vlerësuar me 71,4 pikë nga 100 të mundshme. Institucione të specializuara si Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin u morën me grumbullimin dhe nxjerrjen e të dhënave që janë bërë publike nga EPI. Me monitorimin, hartimin dhe publikimin e raportit që u publikua në Davos të Zvicrës janë marrë katër qendra të specializuara dhe prestigjioze ndërkombëtare për mjedisin si Universiteti i Yale-s (Qendra për Politikat dhe Legjislacionin Mjedisor) dhe Universiteti Columbia (Qendra për Rrjetin Informativ Ndërkombëtar për Shkencën e Tokës) në SHBA, Qendra Kërkimore e Përbashkët e Komisionit Europian në Ispra, Itali dhe Forumi Ekonomik.
Monitorimi i 163 vendeve u bë për 10 politika kategori ku përfshihet mjedis i shëndetshëm, cilësia e ajrit, menaxhimi i burimeve ujore, biodiversiteti dhe habitatet, pyjet, peshkimi, bujqësia dhe ndryshimet klimatike. Monitorimi në këto fusha ka përfshirë 25 tregues që kanë qenë përmbajtja në ajër e dioksidit të sulfurit, ozoni, karboni industrial, grimcat e pluhurit, emisionet në ajër për frymë të popullsisë, përdorimi i pesticideve, biodiversiteti, zonat e mbrojtura, indeksi i cilësisë së ujit etj. Treguesit e publikuar nga të dhënat e monitoruara janë vlerësuar edhe në kuadrin e masave dhe politikave që janë ndjekur për përmirësimin e tyre.

Ministria e Mjedisit, kontroll subjekteve për lëndën drusore

Të gjitha subjektet që tregtojnë dru zjarri apo lëndë drusore do të kalojnë në sitën e Ministrisë së Mjedisit dhe nëse dokumentacioni i tyre nuk është i rregullt apo sasia e drurëve është më e madhe nga sa deklarojnë, ato do të penalizohen deri në bllokim të aktivitetit. Aksioni i Policisë Pyjore ka nisur fillimisht në kryeqytet për t'u shtrirë në të gjithë vendin. Kontrolli ka nisur me subjektet që ndodhen pranë zonës së Kamzës ku janë kontrolluar 15 të tilla. Përfaqësuesit e Inspektoratit kanë theksuar se do të vendosin penalitete si: gjoba të ndryshme, sekuestrim malli e deri kallëzim penal për të gjitha subjektet që shkelin ligjin. Aksioni do të shtrihet në të gjitha akset rrugore të vendit. Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Mjedisit, këtë vit sasia e lëndës drusore që po tregtohet është më e vogël se një vit më parë.

Përmirësimi i financave, i dhimbshëm për disa vende

Përmirësimi i financave publike do të jetë jashtëzakonisht i dhimbshëm në disa vende të Evropës, dhe disa sakrifica në nivelin e pagave do të jenë të pashmangshme. Paralajmërimin e ka bërë dje kryeekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Olivier Blanchard, në të përditshmen italiane "La Repubblica". "Nga disa aspekte, Evropa ndodhet në një pozicion më të mirë se Shtetet e Bashkuara, në kuptimin që në fillim të krizës, vendet evropiane ishin me më pak borxhe. Por krahasimi është në disfavor të disa vendeve evropiane lidhur me nivelin e financave publike",- deklaroi Blanchard për të përditshmen italiane.

Interesat bankare
Banka e Shqipërisë

Përditësimi i fundit: 22.02.2010
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.64%
12M 12-mujor 7.65%
6M 6-mujor 6.55%
3M 3-mujor 5.55%
1M 1-mujor 5.15%
1Ë njëjavor 4.60%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.76%
1Ë njëjavor 6.23%
o/n njëditor 5.84%
12M 12-mujor 9.40%
6M 6-mujor 8.03%
3M 3-mujor 7.11%

24 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›