E Shtunë, 31 Tetor 2026

HP Envy sjell dy modele laptopësh



HP ka zgjeruar ofertën e laptopëve premium Envy me dy modele të reja të diagonaleve 14 e 17 inç dhe komplet të mirë harduerësh.
Të dy laptopët ndajnë bazën e njëjtë harduerike dhe ofrojnë përzgjedhje të procesorëve Core i5 e i7, grafikë ATI Mobility Radeon 5830 e 5850, ekrane me rezolucion të lartë dhe sistem zërimi Beats Audio të zhvilluar në bashkëpunim me “Beats by Dr. Dre”. Më interesanti prej tyre është modeli 17 inçësh, i cili mbështet edhe teknologjinë Eyefinity, deri në 2 terabajt hapësirë disku dhe deri në 8 gigabajt memorie punuese. Tastiera është e ndriçuar në të dyja modelet, të cilat dalin në shitje në fund të këtij muaji. Çmimi fillestar për versionin 17-inçësh është 1.400 dollarë.

Google Edition
Formati i librarisë online

Google deri në fund të muajit qershorit do të lansojë librarinë online dhe blerësit përveç Google do të mund të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera të shitjes online. Google e pagëzon librarinë me emrin “Editions”. Në dallim nga Amazon e Apple, titujt të cilat do t’i shes Google, do të funksionojnë në një spektër të gjerë të pajisjeve. Gjithçka do të kërkohet, natyrisht është një shfletues më i avancuar i internetit. Ende nuk dihet se cili do të jetë formati për të cilin kompania ka vendosur, mirëpo si kandidat potencial përmendet ai ePub. Përveç se nga Google, blerësit do të mund të arrijnë edhe deri tek titujt e dëshiruar nëpërmes shërbimeve të tjera, të cilat do të ofrojnë tituj nga Google Editions. Kushtet në të cilat shitësit e pavarur do të bashkëpunojnë me Google ende nuk dihen.

8 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›